28 nentori ne Londer, 2011

28 nentori ne Londer, 2011

28 nëntori i 99-të në Britani u festua në forma të ndryshme në të gjitha anët ku ka shqiptarë.

Shpresa Programme organzuan një spektakël në Straford Theatre të Londrës, ambasada e Shqipërisë organizoi një koktej për diplomatë dhe aktivistë të komunitetit, studentët e London School of Economics organizuan një party me valle dhe DJ, Shoqata Nëna Terezë organizuan koncert për fëmijë me valle dhe recitime.

[mudslide:picasa,1,ukalbaniansnetwork,5681324542792203457]

Shoqata Basketistat, shoqatë kjo e disa profesionistëve shqiptarë në Londër, të cilët çdo të shtunë luajnë basketboll për rekreacion, ia arritën që të mbledhin rreth £2,200 (2,500 Euro) për të varfërit, gjatë festimit në restorantin Poem në Londër.

Kjo bamirësi e Basketistave tash është shëndërruar në një traditë dhe ky është viti i pestë që kjo shoqatë mbledhë para për të varfërit shqiptarë që jetojnë në tokat shqiptare.

Vegëza:
https://www.facebook.com/groups/basketistat/
https://www.facebook.com/shpresa.programme
https://www.facebook.com/profile.php?id=100000999451056
https://www.facebook.com/pages/Albanian-Women-Network-UK/126724557343156
https://www.facebook.com/profile.php?id=816033606