Lajmerimi i Shoqates Nene Tereze ne Facebook

Lajmerimi i Shoqates Nene Tereze ne Facebook

Sipas Shoqatës Nena Tereze, e cila operon në Enfield të Londrës, policia  ka mbyllur sot  një llogari të një personi e cila ka keqperdorur imazhet e postuara nga kjo shoqatë në Facebook, që të flirtoj me meshkuj.

Në lajmërimin e postuar në murin e kësaj shoqate në Facebook thuhet se është fjala për një grua shqiptare nga Malësia e Madhe e cila është e martuar dhe ka dy fëmijë. Sipas policisë ky nuk ka qenë rasti i parë që kjo grua ka përdorë foto të personave të tjerë për të mashtruar meshkuj.

Sipas kësaj shoqate kjo grua ia paska arritë që të shkatërroj shumë çifte duke i ngatërruar ata, duke i dërguar emaila anonim apo edhe mesazhe në telefon.

Policia është në proces të marrjes së provave duke u bazuar në IP adresat tek të cilat personi në fjalë ka lënë gjurmë dhe këto do t’i dërgohen prokurorisë.

Vegëza:
https://www.facebook.com/profile.php?id=100000999451056
http://www.nenetereza.com/