Valentini filloi t’i zyrtarizonte martesat në fshehtësi por pas një kohe u zbulua dhe u burgos

Valentini filloi t’i zyrtarizonte martesat në fshehtësi por pas një kohe u zbulua dhe u burgos

Historia e vërtetë e Ditës së Shën Valentinit nuk është e ndërlidhur me trëndafila, çokollata dhe kartolina të bukura. Në fakt krimi, burgosja dhe ekzekutimi janë gjeneza e festimit modern të dashurisë, që fillon me sakrifikimin e një njeriu që ndoshta e ka inspiruar këtë festë. Supozohet të kenë qenë tre të shejntë të krishterë me emrin Valentin, por si duket origjina e kësaj feste vjen vetëm prej njërit nga këta, një prifti romak gjatë shekullit të 3të të Erës Sonë, gjatë sundimit të Perandorit Klaudiusi II.

Perandoria Romake në atë kohë po kalonte nëpër një trazirë të madhe. E quajtur nga studiuesit “Kriza e Shekullit të Tretë”, kjo periudhë e pa perandorinë të ndahet në tri shtete konkurruese, me rrezik të pushtimit nga të gjitha anët.

Klaudiusi e solli një vendim të jopopullarizuar që të ndalonte martesat e të rinjëve, duke besuar se ushtarët e pamartuar luftonin më mirë se të martuarit. Me Perandorinë Romake në rrezik të madh, Klaudiusit i duhej e tërë fuqia ushtarake që mund të kishte.

Këtu hyn Valentini; ky prift i bezdisshëm që besonte se martesa ishte gjë e shëjntë e dhënë nga Zoti. Valentini filloi t’i zyrtarizonte martesat në fshehtësi por pas një kohe u zbulua dhe u burgos.

Shkrimtari Greg Tobin mendon se zbulimi i kartolinave të dashurisë të Ditës së Shën Valentinit është bërë nga fëmijët e rinjë që po përcillnin letra dashurie nëpërmjet grillave të burgut, por kjo mund të jetë zbukurim i një historie tjetër tragjike.

Tobini përshkruan fatin e Valentinit: “Priftit envetualisht iu pre koka dhe u emërua martir nga Kisha sepse ai kishte dhënë jetën e tij që të bënte bënte kungatën e martesës: për dashuri të dashurisë dhe dashurinë e Zotit.”

Në fund të shekullit të 5të, Papa Gelasiusi i I-rë e deklaroi 14 shkurtin si ditë të Shën Valentinit dhe shekuj më vonë shkrimtarët romantikë si Geoffrey Chaucer-i dhe Shakespeare-i ndihmuan që kjo ditë të vulosej në veprat e tyre me referenca që edhe sot përdoren.

Përkthyer dhe përshtatur nga:

http://www.huffingtonpost.com/2014/02/13/valentines-day-bloody-history_n_4768652.html