Nenat e Gjakoves duke protestuar per gjetjen e te humburve

Nenat e Gjakoves duke protestuar per gjetjen e te humburve

Mbrëmë në pabin e mirënjohur shqiptar në Londër, Queen Arms, sipas organizatores së ngjarjes për 8 Mars, Adelina Toplica Badivukut, gratë shqiptare të komunitetit tonë mblodhën £3400 për shoqatën bamirëse gjakovare Thirrjet e Nënave!

Edhe vitin e kaluar gratë shqiptare të Britanisë festuan 8 Marsin në këtë mënyrë, duke mbledhur £2500 për të njëjtën shoqatë bamirëse.

Ky është një shembull i pa shoq, që pikërisht me 8 Mars në Ditën e Gruas, gratë shqiptare në Londër, dhanë një leksion dhe dërguan një thirrje nga diaspora, për të gjithë ata që duhet aktualisht të merren më seriozisht me lotin e nënave dhe motrave, që nuk kanë një varr për të qarë për fëmijët, burrat, baballarët e tyre.

“Thirrjet e Nënave” ështe një shoqatë bamirëse gjakovare e cila merret me procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999, si dhe me aktivitete tjera bamirësie.

Vegëza:
https://www.facebook.com/thirrjet.enenave.5