Basketistat duke mbledhur donacione per te varferit e Kosoves.

Basketistat duke mbledhur donacione per te varferit e Kosoves. (23 nentor 2012, Londer)

Me rastin e Ditës së Flamurit, Shoqata Bamirëse joformale “Basketistat”, ju fton përzemërsisht juve dhe familjen tuaj në ahengun tonë të përvjetshëm bamirës që sivjet mbahet me: 22 Nëntor 2014.

Për ju, shoqata ka organizuar:

  • Koktej dhe darkë (ushqimi këtë vit do të shërbehet në stil “buffet”)
  • Sallë të posaçme me aktivitete për fëmijë
  • Muzikë, vallëzim dhe argëtime tjera.

Pagesa për pjesëmarrje shkon tërësisht në fondin bamirës, £50 për një të rritur (£25 darka dhe £25 për bamirësi) dhe £10 për një fëmi. Çmimi përfshinë koston e darkës (buffet) dhe muzikën, pijet paguhen ndaras.

Këtë viti interesimi për pjesëmarrje është shumë i madh dhe numri i vendeve eshtë i kufizuar, prandaj ju lusim që ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj sa më shpejt nëpërmjet: https://www.facebook.com/groups/basketistat/

Rreth Basketistave

Basketistat janë një grup joformal i disa profesionistëve shqiptarë që jetojnë në Londër dhe për më shumë se dy dekada çdo të shtunë në orën e caktuar takohen në një sallë të sporteve ku zhvillojnë lojë të basketbollit e cila është shëndruar në rivalitet të dy grupeve. Këta djem, tani burra të mëdhenj e kanë gjetur edhe një formë që të jenë sa më afër bashkëqytetarëve në Kosovë, në mënyrë vullnetare grumbullojnë para dhe i dërgojnë në Kosovë në adresë të caktuar që për nevojtarë të blihen gjëra ushqimore dhe higjienike. Nata e bamirësisë së Basketistave zakonisht organizohet për Ditën e Flamurit në muajin nëntor.

Basketistat në vitin 2009 i ndihmuan rreth 28 familje të minatorëve të Trepçës me gjëra ushqimore. Secila nga familjet përfituese mori nga 100 kilogramë miell, nga 15 litra vaj, nga 10 kilogram sheqer, pastaj kripë, mjete për higjienë e tjera.

Në vitin 2010 ata i grumbulluan rreth £1800, kurse në vitin 2011 ata grumbulluan 3,000€. Nga kjo ndihmë përfituan 25 familje të minatorëve në komunën e Mitrovicës.

Në nëntor të vitit 2012 Basketistat grumbulluan 3426 euro me të cilat u ndihmuan 45 familje që jetojnë në veri të Kosovës.

Në mars të vitit 2013 ata grumbulluan £450, kurse në muajt shtator dhe nëntor të po këtij viti, ata grumbulluan £1000 dhe 5000 euro respektivisht për çështje të ndryshme bamirësie.

 

Vegëza:

https://www.facebook.com/groups/basketistat/

http://www.ukalbanians.net/ndihma-nga-londra-per-minatoret-e-trepces/

http://www.ukalbanians.net/foto-dhe-video-nga-disa-manifestime-te-ndryshme-per-28-nentorin/

http://www.ukalbanians.net/bashkatdhetaret-nga-londra-ndihmuan-25-familje-minatoresh-ne-mitrovice/

http://www.ukalbanians.net/sq/shqip-babadimrat-nga-londra-ua-urojne-vitin-e-ri-2012-dyzet-familjeve-skamnore-ne-kosove/

http://www.ukalbanians.net/sq/shqip-basketisat-ndihmojne-prape-te-varferit-ne-kosove/

http://www.ukalbanians.net/sq/shqip-bekim-berbatovci-vrapon-per-basketistat-dhe-mbledhe-450/

http://www.ukalbanians.net/basketistat-drop-their-basketballs-and-pick-up-bicycles-to-help-leukaemia-research/

http://www.ukalbanians.net/shqip-basketistat-mbledhin-5000-euro-per-te-varferit-e-kosoves/

http://www.ukalbanians.net/basketistat-sports-fun-and-charity-for-kosovo/