Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha kërkon përkrahje nga Diaspora shqiptare

Të Ejtën me 24 Maj 2012 në Londër, Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha,realizoj një koncert dhe evinement bamirësie që kishte për qëllim ngritjen e vetëdijës së Diasporës Shqiptare për kushtet e vështira që zotërojnë në Klinikën e Neonatalogjisë, mungesë të pajisjeve mjeksore, barnave si dhe materialit shpenzues që ballafaqohet kjo Klinikë. Në ngritjen e fondeve të mundshme për krijimin e kushteve më të mira në këtë Klinike si dhe realizimin e planit vjetor të përkrahjes së Diaspores, Fondacionit tonë.

Ishte një mbrëmje e sukseshme, ku salla ‘Alexandra’ ne Royal Oversees Club ishte e mbushur me mysafir dhe dashamirës si Shqiptarë ashtu edhe Britanez, përkrahës të misionit tonë.

Shfrytëzoj rastin të faliminderoj Dr.Muhamet Hamitin, Ambasadorin Kosovar në Angli, Ministrin Kosovar të Shëndetsisë, Dr.Ferid Aganin si dhe Dr.Mynevere Hoxha për fjalimet e tyre relevante dhe informuese të sektorit shëndetsor në Kosovë.

Falimnderojmë posaqërisht Pianisten tonë, Yllka Istrefin,e cila me paraqitjen e saj muzikore dhuroj një ndjenje të mrekullueshme artistike kësaj natë.

Dr.James Strickler, ish-dekan i Fakultetit Mjeksor të Dartmouth Universitetit dhe themelues i Fondacionit meriton falimnderim të posaqëm, për marrjen e rrugës së gjatë nga Amerika,  paraqitjen e tij në këtë evinement dhe për fjalimin e tij shumë frymëzues të dhënë atë natë.

Në fund në emër të anëtarve të bordit të Fondacionit tonë si dhe grupit organizues të këtij evinementi falimnderojmë përzemërsisht Diasporën Shqiptare që jeton dhe punon në Londër, të cilët me praninë e tyre, interesimin dhe ndihmën që ofruan dhe vazhdojnë të ofrojnë na mundësojmë realizimin e misionit tonë; shpëtimin e jetës së nënave dhe foshnjeve, posaqërisht të atyre të lindura para kohe.

Me respekt,

Indira Hoti

Drejtoreshë Ekzekutive

www.fhmb.org

Për donacione të realizuara në Angli:

HSBC Bank, Sort Code 40-29-08, Account No. 41244337

Ose përmes: http://www.lcvs.org.uk/help-me-give-to-charity/givemoney/donate-online/fhmb-kosovo.phuse