Eagles United FC logo

Klubi i futbollit i komunitetit shqiptar ne Londer, Eagles United FC, njohton se ka filluar me anetaresimet e reja per sezonin 2013-2014 per te gjitha grupmoshat, duke filluar prej me te rinjve U-7, deri te mosha U-17. Zyrtaret e klubit theksojne se klubi eshte i hapur per te gjithe, pa marre para sysh aftesite e tyre futbollistike, dhe se pos punes profesionale te ofruar nga trajnere te certifikuar dhe me pervoje, si qellim kryesor e kane afrimin e te rinjve shqiptare si dhe prinderve te tyre ne nje klub te cilin ata mund ta quajne te vetin.

Ky klub, i cili vepron tashmë tetë vjet, gjendet në Londrën Veriore, dhe stërvitjet dhe ndeshjet si vendas i zhvillon ne Childs Hill Park (NW2) dhe Regent’s Park. Klubi eshte i perkushtuar te ofroje trajnim cilesor ne  futboll dhe standard te larte te stervitjeve per te rinjte e komunitetit shqiptar ne Londer, duke mos i anashkaluar edhe te interesuarit e tjere. Eagles United FC sot numeron me shume se 80 te rinj prej moshes 6 -16 vjec, te cilet i ndjekin stervitjet dy here ne jave dhe zhvillojne ndeshje kampionale dhe te kupes ne liga te ndryshme te Londres.

Nese jeni te interesuar t’i bashkoheni ketij klubi, ju lutem plotesoni formen dhe dergoni ne kete adrese eaglesunitedeufc@gmail.com

Per me shume  ndiqni faqet e klubit ne Facebook.

Forma:
https://docs.google.com/file/d/1oU1765BG_r-Rc63VjX4LWTuZc7nFM4e9RdghN_4TSnojVLspphCT_AONXoFv/edit?usp=sharing

Eagles United FC ne Facebook:
https://www.facebook.com/pages/Eagles-United-FC/400486300000007
https://www.facebook.com/groups/130143630395421/