Cutts përgjigjet në pyetjen se a

Cutts përgjigjet në pyetjen se a “E don apo e urrenë Google-i Shqipërinë?”

Një pyetje shtruar nga një shqiptar nga Kosova drejtuar Google -it, provokoi që një zyrtar i lartë i Google-it, Matt Cutts, të përgjigjet para tre ditësh nëpërmjet video kanalit Webmaster Webmaster Tool në YouTube.

Dardan Hasku pyeti: “Pse Google-i nuk e përkrahë Shqipërinë aspak? Nuk ka (Google) Places, google.al nuk është i zhvilluar, gjuha shqipe nuk është gjuhë e përkrahur në AdSense, nuk ka asnjë uebsajt shqiptar në Google News, etj. A e urren Google-i Shqipërinë? :)”

Sipas Cutts, pyetja se a e urrenë apo jo Google-i Shqipërinë, krijoj një varg diskutimesh “tepër qesharake” brenda Google-it.

Cutts-i pyeti ca njerëz brenda Google-it se ‘A e urrenë Google Shqipërinë?’ në të cilën pat shumë përgjigje si, ‘Jo! Ne nuk e urrejmë Shqipërinë’ apo, ‘Jo! Ne e duam Shqipërinë, pikë!’

Cutts shtoi: “Por ka ende hapësirë për përmirësim. Në nisëm Google.al heret në vitin 2013, dhe në fakt, memdoj patëm një “Google doodle” për 100 vjetorin e pavarësisë vitin e kaluar, në vitin 2012, kështu që në po punojmë rreth kësaj. Ne po mundohemi që të kemi një përkrahje më të mirë për Shqipërinë, por edhe pse Google-i ka fituar shumë shpërblime për shkak se e ka uebsajtin më të ndërkombëtarizuar në botë, ne duhet të bëjmë ende shumë punë që të jemi në gjendje të sigurojmë përkrahje për gjuhën (shqipe) në të gjitha llojet e fushave (shërbimeve).”

“Kjo nuk është e qëllimshme. Nuk është se ne nuk e duam Shqipërinë. Ne e duam Shqipërinë shumë. Por merr kohë që të jemi në gjendje të përkrahim shërbimet si duhet, dhe t’i japim atyre gjuhëve përkrahjen e plotë të cilën e meritojnë.”

Cutts-i that se do ta përdorë këtë pyetje që të nxisë fajësi në Google, dhe të bëj më shumë për përkrahjen shqiptare.