Një nga tragetat e Stena Britannica

Një nga tragetat e Stena Britannica

Dy meshkuj,  për të cilët dyshohet të jenë shqiptarë, pasi iu refuzua hyrja në Britani dje u dërguan mbrapsht për në Hollandë me traget,  dhe nga aty më vonë ata u hodhën në det.

Kjo rezultoi në një kërkim-shpëtimi masiv nga ajri dhe deti, por ky kërkim u ndërpre pasi që shpëtimtarët gjetën vetëm ca rroba që po notonin në ujë.

Tri anije shpëtimi, një helikoper, dy ekipe shpëtimi të rojeve bregdetare iu bashkangjitën 15 anijeve tjera që të gjejnë pasagjerët e zhdukur.

Ata u hodhën nga trageti Stena Britannica, pasi që kishte filluar udhëtimin nga Harwich-i i Essex-it në Angli për në Hook-of-Holland në Hollandë, dje rreth orës 9.45.

Edhe pse ende nuk dihet se personat qe u hodhën në detë të kenë vdekur, gjasat janë  të mëdha që ata të mos kenë mbijetuar duke marrë parasysh temperaturat tepër të ulëta të detit në këtë stinë.

Në tetor të vitit 2011 ndodhi një tragjedi e ngjashme kur një shqiptar ra nga treni Eurostar dhe vdiq derisa ky tren po udhëtonte nëpër Kent të Anglisë. Policia kishin deklaruar se shqiptari po kthehej në Evropë vullnetarisht pasi që i ishte refusuar hyrja në Britani të Madhe.

Muajin e kaluar 48 klandestinë shqiptarë u zbuluan brenda një kamioni-frigorifer në Calais të Francës duke tentuar të kontrabandohen në Angli.

Zyrtarët e Forcës Kufitare britanike ndër të tjera thanë se ishte vetëm fati që i shpëtoi 48 shqiptarët që po transportoheshin brenda frigoriferit, që udhëtimi i tyre të mos përfundonte në tragjedi, në mesin e tyre tre veta ishin nën moshën 18 vjeçare.

Këto tragjedi tregojnë sa ka ende shumë shqiptarë të cilët të shtyrë nga varfëria, dëshprimi dhe probleme tjera në tokat shqiptare janë të detyruar që të rrezikojnë edhe jetën e tyre që të hyjnë në Britani.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.mirror.co.uk/news/uk-news/two-deportees-feared-dead-after-3187210

Vegëza tjera:
http://www.ukalbanians.net/shqip-nje-shqiptar-vdes-tragjikisht-pas-renjes-nga-treni-eurostar/
http://www.ukalbanians.net/burgosen-shoferet-e-kamioneve-me-te-cilet-tentuan-te-kontrabandojne-shqiptare-ne-britani/