Imazh ilustrues i artikullit
Sipas gazetës britanike Daily Express, javën e kaluar në Royston të Herfordshire-it në Angli, dy shqiptarë u suspenduan nga puna pasi që i kishin fishkëlluar një femre të bukur që po kalonte afër vendit ku ata po punonin.

T’i fishkëllohet një femre privatisht apo publikisht është diçka që meshkujt e bëjnë dhe është një gjë universale sikurse që është epshi, por kjo nuk po vlejka në këtë qytezë ku ndërtimtarët shqiptarë u suspenduan nga kontraktuesit e komunës pasi që ata përshendetën me fishkëllimë bukurinë e një femre.

Ndërtimtarëve shqiptarë ky suspendim mund t’i duket i cuditshem. Derisa aktorët e Holivudit, princesha britanike dhe nëna e tenisierit më të njohur britanik mund t’i fishkëllojnë objektit që e venerojnë, këta punëtorë u suspenduan pasi që bënë të njëjtën, thuhet në artikullin e kësaj gazete.

Burimi:
http://www.express.co.uk/posts/view/263000/You-just-put-your-lips-together-and-wolf-whistle