Dita Shqiptare ne Londer - 5 maj 2013

Dita Shqiptare ne Londer – 5 maj 2013

Për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj për konkurs apo si shikues, na kontaktoni me postë elektronike (email) në admin@sunrayultra.com apo admin@albwnet.org. Pjesëmarrja është vetëm me REGJISTRIM dhe është FALAS.

Vendi: Antoinette Hotel Wimbledon, 249 – 263 The Broadway, Wimbledon, London, SW19 1SD. Sunday, 5 May 2013, 13:00 until 16:00. 

SunRay Ultra në bashkëpunim me Rrjetin Global të Gruas Shqiptare (Albanian Women Network) organizojnë Ditën Shqiptare në Londër më 5 Maj 2013 ne Wimbledon, Londër. 

“Dita Shqiptare në Londër” do jetë një veprimtari e larmishme argëtuese, letrare, kulturore, artistike dhe artizanale. 

Si pjesë e veprimtarisë do të ketë: 

(a) Për fëmijët:

• Konkurs letrar (poezi e prozë)
• Konkurs artistik (Këngë, valle, instrumente muzikore, pikture) 

(b) Për të rriturit:

• Ekspozitë dhe konkurs artizanal (pune dore apo mjeshtrie) 

Si pjesë të konkurrimit, do jepen: çmim i parë (£100), çmimi i dytë (£50) dhe çmimi i tretë (£20) për secilën kategori. Dhënia e çmimeve do vlerësohet nga një komision prej 3 vetave (Agim Morina, Petrit Kuçana dhe Lida Rragami). 

Pjesëmarrja është e hapur:

• Për të gjitha shoqatat shqiptare në Britani
• Për individë, me inciativë individuale për pjesëmarrje në konkurs 

Pas veprimtarisë do ketë mundësi për ‘networking’ dhe kafe. 

Për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj për konkurs apo si shikues, na kontaktoni me postë elektronike (email) në admin@sunrayultra.com apo admin@albwnet.org. Pjesëmarrja është vetëm me REGJISTRIM dhe është FALAS. 

Adresa e aktivitetit është: Antoinette Hotel Wimbledon, 249 – 263 The Broadway, Wimbledon, London, SW19 1SD. Ora: 13.00 – 16.00 

Mund të arrini te adresa e aktivitetit duke përdorur stacionet e trenit nëntokësor: South Wimbledon apo Wimbledon. Më shumë imtësi në këtë link: http://www.antoinettehotel.com/wimbledon/contact-us/.

Hoteli ka parking. Për ata që kanë marrë pjesë në Kongresin e Gruas në Londër në Mars 2012, është e njëjta adresë.

Mirë ardhshi!

Grupi organizativ i aktivitetit “DITA SHQIPTARE NË LONDËR”