Imazh ilustrues

Zyrtarit i amabasadës britanike në Tiranë, Mark Griffith, akuzohet se i ka ndihmuar një rekrutuesi punësimi  të siguroj viza punë britanike për një dyzinë shqiptarësh. Sipas akuzëz, Griffith-i paska lëshuar viza pune për ca individë të cilët pas katër viteve kanë aplikuar për lejeqëndrim të përhershëm e mandej për shtetësi britanike.

Rasti po dëgjohet në gjyqin Southwark Crown Court të Londrës ku u tregua se rekrutuesi i punësimit Samuel Fongho paska mashtruar sistemin duke sjellë në Britani punëtorë nga Shqipëria të cilët kanë punuar në industrinë e përkujdesjes.

Aplikuesit e vizave i kanë paguar Fonghos secili nga £7,122 që të sigurojnë këto viza pune.

Një individ i tretë që akuzohet në lidhje me këtë rast dhe që nuk është gjetur, Luan Bundo, thuhet se ka krijuar referenca dhe CV të falsfikuara për aplikuesit.

Si Griffithi ashtu edhe Fongho nuk pranojnë fajësi në lidhje me këto akuza.

Burimi:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2000393/British-embassy-official-nodded-scores-visa-applications.html