Presidenti Nishani duke dekoruar Sir Noel Malcolmin me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ne Ambasaden shqiptare ne Londer, me 9 dhjetor 2014.

Presidenti Nishani duke dekoruar Sir Noel Malcolmin me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ne Ambasaden shqiptare ne Londer, me 9 dhjetor 2014.

Para dy dite presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me dekoratat më të larta të Shqipërisë në Londër, gjashtë personalitete britanike, duke vlerësuar kontributin e tyre për promovimin e çështjes shqiptare. Lordi Alan Watson i Richmondit ka marrë dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Ai është një njohës shumë i mirë i Shqipërisë. Watson është kryetar i Fondacionit të Kembrixhit, kryetar Emeritus Ndërkombëtar i Unionit të Anglishtfolësve dhe president i Shoqatës Britaniko-Gjermane dhe shumë institucioneve të tjera.

Presidenti Nishani i ka dhënë dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Lordit Michael Walton Bates, nënsekretar Shteti për Çështjet e Brendshme. “Ndër të vetmit sot që e ka përshkuar Shqipërinë nga njëri skaj në tjetrin, në këmbë, me rastin e Olimpiadës së Londrës së vitit 2012, duke i dhënë kështu Shqipërisë një vëmendje të madhe në mediat botërore”, tha Nishani.

Historiani dhe gazetari Sër Noel Malcolm ka marrë dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ai është dhe president i Shoqatës Anglo-Shqiptare. “Kontributi i tij në njohjen e historisë dhe çështjes së Kosovës meriton një mirënjohje të madhe”, tha Nishani.

Alexander Duma është vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit”. Duma ka qenë konsull nderi i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1992-1994 dhe iniciator i Qendrës për Studime Shqiptare në vitin 1998″, tha Nishani.

Dekorata “Nënë Tereza” i është dhënë David John Lloyd. “Vendosja e bustit të Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut në Londër nuk do të kishte qenë i mundur pa përfshirjen intensive dhe shumë bindëse të tij”, u shpreh Nishani.

Me titullin “Për merita të veçanta civile” Nishani ka vlerësuar diplomatin Stephen Nash. “Ai është personi që hapi përfaqësinë diplomatike britanike në Shqipëri në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe vuri themelet e reja të këtij bashkëpunimi”, vlerësoi Presidenti.

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” iu nda:
Lordit Alan Watson i Richmond-it CBE
Lordi Michael Bates-it
Sër Noel Malcolm-it

Dekorata “Nderi i Kombit” iu nda:
Alexander Dumës

Dekorata “Nënë Tereza” iu nda:
David Lloyd-it

Titulli “Për merita të veçanta civile” iu nda:
Stephen Nash-it