Christopher Hitchens (1949 - 2011)

Christopher Hitchens (1949 - 2011)

Christopher Hitchens, i cili vdiq para tre dite, ishte një gazetar, autor dhe kolumnist, debautes, intelektual pubik i një kalibri të lartë botëror, ai ishte një njohës i mirë i problemeve politike të Kosovës, gjatë luftës dhe pas lufte. Ai shkruajti shumë artikuj në të cilat përkrahë aspiratat e shqiptarëve për vetëvendosje dhe indentifikon etno-fashizmin serb si shkaktarë i problemeve, telasheve dhe luftave në territoret ish-jugosllave.

Por ajo që Hitchens-in do ta bënte shumë kontrovers në lidhje me një segment të shqiptarëve është urrejtja dhe kriticizmi negativ i tij ndaj Nënës Terezë. Bile njëra nga thënjet e tija që vazhdimisht citohet në media është edhe kjo rreth Nenës Terezë, për të cilën ai thotë së është: “Një hajneshë, shkurtabiqe shqiptare fanatike”.

Ai për Nënën Terezë thotë se: “nuk ka qenë mikeshë e të varfërve, ajo ishte mikeshë e varfërisë. Ajo ka thënë se vuajtja ishte një dhunti nga Zoti. Ajo e kaloi tërë jetën duke iu kundërvyer të vetmit ilaq të njohur kundër varfërise, e që është fuqizimi dhe emancipimi i grave nga versioni kope i shumimit të detyrueshëm.”

Libri i tij për Nënën Terezë “The Missionary Position, Mother Teresa In Theory and Practice” i publikuar në vitin  1995, shkaktoj shumë bujë. Libri i tij kritikon Nënën Terezë si një oportuniste politike e cila ishte fshehur prapa petkut të një të shejnte me qëllim që të fitonte para dhe të përhapte ideologjinë ekstremiste religjioze.

Hitchens-i si një ateist i përbetuar nuk e ka dashur Nënën Terezë, nuk e ka dashur admirimin e verbër për te, dhe nuk e ka dashur Kishën Katolike, për këtë arsye ajo ishte një cak i përkryer për të.

Vegëza:
http://www.who2.com/blog/2011/12/did-christopher-hitchens-really-call-mother-teresa-a-thieving-fanatical-albanian-dwarf
http://en.wikipedia.org/wiki/Christopher_Hitchens
http://en.wikipedia.org/wiki/The_Missionary_Position