Për nderë të kësaj dite janë shtruar 888,246 lulëkuqe qeramike tek Kulla e Londrës, për secilin ushtar britanik që vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore.

Për nderë të kësaj dite janë shtruar 888,246 lulëkuqe qeramike tek Kulla e Londrës, për secilin ushtar britanik dhe kolonial që vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ceremoni të shumta u mbajtën dhe po mbahen sot në tërë Mbretërinë e Bashkuar për të Dielen e Përkujtimit, që filloi me homazhin që bëri sot Mbretëresha tek Monumenti i Ushtarit të Panjohur në Londër, për të gjithë ata që dhanë jetën për kombin.

Monumenti i Ushtarit të Panjohur është epiqendër i ceremonive të së Dieles së Përkujtimit, ku Mbretëresha vendosi një kurorë në shenjë rrespekti për anëtarët e forcave të armatosura që u vranë në shërbim të kombit. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe shumë fisnikë të tjerë të oborrit mbretëror, si dhe liderë politikë të cilët gjithashtu vendosën kurora tek ky momument.

Kryeministri David Cameron tha se Përkujtimi i së Dieles i këtij viti është “veçanërisht prekës”, sepse në këtë viti shënohet 100 vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore, 70 vjetori i zbarkimeve në Normandi si dhe përfundimi i konfliktit Britanik në Afganistan.

Siguria gjatë ceremonisë së sotme përreth familjes mbretërore dhe elitës politike ishte më e rreptë se kurrë, pasi që policia dhe shërbimet e zbulimit thanë se e kanë penguar një komplot nga islamistët që kishin pasur për qëllim të bëjnë një sulm terrorist.

Për nderë të kësaj dite janë shtruar 888,246 lulëkuqe qeramike tek Kulla e Londrës, për secilin ushtar britanik dhe kolonial që vdiq gjatë Luftës së Parë Botërore dhe do të qëndrojnë kështu deri në fund të këtij muaji.