Koka e një bande kokaine, Tefik Hoda

Koka e një bande kokaine, Tefik Hoda

Koka e një bande kryesisht shqiptare, e cila ia arriti të fusë kokainë me vlerë prej 1.6 milionë funtash në Britani u burgos, pasi që u zbulua gjatë përgjimit të telefonave sekret me mbushje të tij.

Tefik Hoda, 33 vjeç, pronar i një lavazhi nga Catherine House, Whitmore Estate, Haggerston u dënua me 12 vite burgim, pasi që emri i tij ishte lidhur me tri konfiskime të veçanta të kokainës gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, pasi që policia analizuan telefonat e tij mobil.

Bashkëpunëtorët Daniel Hoda, 32 vjeç, Alket Mehmeti, 31 vjeç, dhe Mariglen Masdreku, 30 vjeç, punuan së bashku që të shpërndajnë kokainën e siguruar nga Tefik Hoda.

Daniel Hoda u burgos me 7 vite, Alket Mehmeti dhe Mariglen Masdreku u burgosen nga 6 vite e nëntë muaj, lituanezët Andrejus Gorbikas dhe Arunas Budrys u dënuan me tetë vite e pesë muaj burg dhe nëntë vite respektivisht, Hamit Hoti u dënua me 6 vite burg, dhe anëtari i tetë i kësaj bande, Barmir Trota, u dënua me shtatë vite burg.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://goo.gl/5m8x34