Queen's Elizabeth II diamond jubilee

Queen's Elizabeth II diamond jubilee

Shërbimi në Katëdralën e Shën Polit në praninë e Mbretreshës, shënoi dje ditën e katërt të manifestimeve të 60 vjetorit të fronit të Elizabetës së Dytë.

Princi Filip, i shoqi Elizabetës gjendet në spital prej pardje me infeksion të fshikëzës.

Ceremonitë e manifestimeve, përfshinë ngjarjet publike anëkënd Mbretërisë së Bashkuar. Ndër ngjarjet kryesore të organizuara në Londë, ishte koncerti i parmbrëmshëm para Pallatit të Bakinhamit. Në praninë e Mbretreshës Elizabeta Dytë dhe anëtarëve të familjes mbretrore, yjet më të njohura të skenës muzikore britanike kënduan para publikut dhjetra mijësh. Elton Gjon, Tom Xhons, Klif Riçards ishin ndër emrat legjendar që morën pjesë. Koncerti u mbyll nga Sër Pol Mekartni.

Të shtunën, Mbretresha, Prnci Filip dhe anëtarët e familjes mbretrore prinë me anijen e tyre lundrimin e një mijë anijesh, një ndër manifestimet publike të përcjellura nga qindra mijëra veta përgjatë lumit.

Shkroi:
Kim Bytyci