Cima Sogojeva i cili u vra brutalisht ne Golders Green, Londer

Cima Sogojeva i cili u vra brutalisht ne Golders Green, Londer

Në gjyqin e krimeve të rënda në Londër, në Old Bailey, të marten u dëgjua rasti i shqiptarit Cima Sogojeva i cili u vra në vitin 2008 në Golders Green të Londrës.

Cima Sogojeva me prejardhje nga Kosova cili atëherë ishte 30 vjeç u vra brutalisht pasi që kishte kërkuar nga një shok i tij t’ja paguante borxhin prej £250,000, u dëgjua në gjyq.

Sipas gazetës Ham&High krimineli Cima Sogojeva kishte bërë presion tek shoku i tij Lundrim Gjikokaj që t’ja kthente borxhin gjatë javëve para se të vdiste.

Zt Sogojeva i cili vodhi qindra mijëra funta nga kutijat e parkingut të West End-it në Londër gjithashtu iu kishte kërcënuar Gjikokajt se do t’ja lëndonte familjen nëse ai nuk ja paguan borxhin, u dëgjua në gjyq.

Gjikoka kishte pranuar të takonte Zt Sogojevën në apartmanin e tij në Caroline Court, Highfield Road, Golders Green që t’ja kthente borxhin me 6 tetor 2008.

Por pas ca minutave që Gjikokaj kishte vizituar ate, policia e armatosur gjetën trupin e pajetë të Sogojevës të shpuar me pluma në dhomën e tij të ditë pasi që fqiu alarmoi policinë.

Gjikokaj nuk ka pranuar se ai e ka vrarë Sogojevën. Gjykimi vazhdon.

Burimi dhe më shumë informata:

http://www.hamhigh.co.uk/news/court-crime/debtor_shot_pal_six_times_old_bailey_told_1_1566424