Bekim Bërbatovci vrapon në Gjysmë Maratonin e Silverstone 2013

Bekim Bërbatovci vrapon në Gjysmë Maratonin e Silverstone 2013

Të dielën që shkoi, me 3 mars, Bekim Bërbatovci, i cili jeton në Londër dhe punon si Manager në Elegant Dry Cleaners, vrapoi në Gjysmë Maratonin e Silverstone-it (21.1km), në pistën e Formula 1-shit në Towcester të Northamptonshire-it , me qëllim të mbledhjes së parave për shoqatën bamirëse Basketistat.

Basketistat janë një grup i profesionistëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani dhe të cilët për çdo vit ndihmojnë të varfërit në Kosovë, posaçërisht familjet që jetojnë në varfëri të skajshme.

Deri më tash janë mbledhur £450, por kjo shumë e parave nuk përfundon me kaq sepse Bekimi e ka ndërmend të vrapoj edhe në Gjysmë Maratonën Prishtina 2013 me 12 maj 2013, prap me qëllim të rritjes së fondit të Basketistave.

Të interesuarit që kanë dëshirë të donojnë për këtë shoqatë bamirëse, mund ta bëjne këtë nëpërmjet Paypal-it:
https://www.paypal.com/cgi-bin/webscr?cmd=_s-xclick&hosted_button_id=DJKTWVDH98ZLS

Vegëza:
https://www.facebook.com/groups/basketistat/
http://adidashalfmarathon.co.uk/