Basketistat, 23 nentor 2014

Basketistat, 23 nentor 2014

Basketistat, klub ky jo-formal i disa profesionistëve shqiptarë që jetojnë në Londër, këtë viti ia arritën që në natën e bamirësisë, që u mbajt me 22 nëntor të këtij viti, të mbledhin 6500 euro, me të cilat po ndihmohen me pako ushqimore, rreth 100 familje shqiptare anë-e-mbanë trojeve shqiptare.

U porositën 100 pako familjare, ku në bazë të listës së Kryqit të Kuq të Kosovës, 50 nga këto pako do të shpërndahen në komunën e Mitrovicës. Pakot tjera do të shpërndahen anembanë Kosovës si dhe në Shqipëri.

Për dallim të viteve të mëparshme, këtë vit Basketistat përpos që mblodhën më shumë para, ata edhe e zgjeruan territorin e shpërndarjes së pakove ushqimore përtej Mitrovicës, në qytete e fshatra tjera të Kosovës dhe për herë të parë kjo u bë edhe në Kukës, ku u ndihmuan pesë familje të varfëra të fshatin Bushat dhe të vetë qytetit Kukës.

Këto pesë familje kuksiane kanë qenë në mesin e shumë e shumë familjeve tjera shqiptare, të cilat edhe pse në varfëri të skajshme kanë gjetur vend edhe e kanë ndarë kafshatën e gojës me njerëzit që kanë ikur prej Kosovës nga terrori serb,  gjatë luftes së viteve 1998-1999.