Ecja kuturu nëpër trafik, (angl. jaywalking), është sport kombëtar. Unë sinqerisht besoj se nuk e keni pasur eksperiencën e plot shqiptare deri sa gati nuk jeni goditur nga makina e shpejtuar.

Ecja kuturu nëpër trafik, (angl. jaywalking), është sport kombëtar. Unë sinqerisht besoj se nuk e keni pasur eksperiencën e plot shqiptare deri sa gati nuk jeni goditur nga makina e shpejtuar.

Vajza amerikane, Carolyn Stevens, e cila është në Tiranë që të këndoj në operën “Tannhäuser“ të Richard Wagner-it, shkruan në gazetën ditore kaliforniane The Modesto Bee për përjetimet gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri.

Ajo shkruan: “Impresioni im i parë ishte trafiku. Secili po i binte borisë së makinës, makinat po ndërronin korsitë në dukje rastësisht, sinjalet e kthimit ishin më shumë të jashtëzakonshme se diçka e rregullt, dhe dukej se çdo kush kishte përparësi rruge, të gjithë në të njëjtën kohë.

Ecja kuturu nëpër trafik, (angl. jaywalking), është sport kombëtar. Unë sinqerisht besoj se nuk e keni pasur eksperiencën e plot shqiptare deri sa gati nuk jeni goditur nga makina e shpejtuar.

Por në të njëjtën kohë, shoferët në Shqipëri janë më të vetëdijshëm se çka po ndodhë rreth tyre se sa shumica e shoferëve amerikanë. Ata i qasen ngarjes së makinës sikurse të ishte një lojë që të vetmen rregull e ka të të mos godasin. Ata ndoshta nuk do të ndalen gjithmonë kur të shohin këmbësorin, por ata e dinë saktësisht sa hapësirë kanë në dispozicion. Edhe kur nuk ka linja të korsive, secili disi pajtohen që sa rreshta t’i formojnë.

Ndoshta gjëja më e rëndësishme që e kam mësuar deri më tash në lidhje me këtë vend është se të gjitha rregullat janë tjera, dhe tentimi që të futet logjika amerikane në to nuk do t’ju çoj askund. Nuk ndodhë asgjë për një kohë të gjatë dhe çdo gjë duket e pamundshme, mandej përmenjëherë çdo gjë ndodhë në një shpërthim të çmendur produktiviteti.

Kjo është hera e parë që veprat ikonike të Wagner-it do performohen në Shqipëri në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Nga babai i Carolyn-ës,  Roy Stevens-it, ishte kërkuar që të merr rolin e këshilluesit artistik të këtij projekti, si dhe të këndoj në njërin nga rolet e operas, dhe ai ka përmbledhur një ekip të profesionalistave nga mbarë bota që të ndihmojnë që ky projekt unik të realizohet. Edhe nëna e saj, Annalisa Winberg, do të ketë rolin kryesor të sopranos në këtë projekt.”

Burimi dhe arktikulli i plotë:
http://www.modbee.com/2013/11/20/3032706/albanian-adventure-local-teen.html