Ndriçim Sadushi ne faqen e Interpolit

Ndriçim Sadushi ne faqen e Interpolit

Një nga anëtarët e bandës së Kateshit, Ndriçim Sadushi, është arrestuar në Londër mbrëmjen e së martës pas 15 viteve në arrati. Policia Metropolitane e Londrës e arrestoj këte të arratistur shqiptar përpara shtëpisë së tij në Southgate të Londrës. Ai do të mbetet në paraburgim deri sa të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas Interpolit Ndriçim Sadushi, 41 vjeç, akuzohet për vrasje, huliganizëm, krime që kanë të bejnë me armë dhe eskplozive, kidnapime, krim të organizuar dhe ndërkombëtar, dhe trafikim të drogës.

Autoritetet shqiptare e dënuan atë në mungesë në vitin 2006 me burgim të përjetshëm, për tri vrasje dhe një tentim vrasjeje në vitin 1997. Ai është gjithashu i lidhur me bandën e plaçkitësve Kateshi nga Elbasani të cilët terrorizuan qytetin në fund të 1990-ave.

Gjithashtu edhe autoritetet italiane e kërkojnë atë për një varg krimesh.

Edhe pse Sadushi thotë se ai është viktimë e identitetit të gabuar, shenjat e gishtave të cilat i dërguan autoritetet shqiptare dhe britanike tek policia Britanike konfirmuan identitetin e tij të vërtetë.

Policia Brianike thonë se Sadushi ka hyrë në këtë vend ilegalisht në vitin 2000, dhe nuk ka kërkuar azil. Në vitin 2011 ai u listua si njëri nga 14 kriminelët më të kërkuar të Britanisë.

Dëgjimi gjyqësor i ardhshëm i Sadushit në lidhje me ekstradimin e tij në Shqipëri do të mbahet me 25 prill.