Ilir Kumbaro

Ilir Kumbaro

Ilir Kumbaro i cili po kërkohet nga autoritetet shqiptare për torturim dhe kidnapim në Shqipëri, dështoi të dilte para gjyqit britanik para dy dite në lidhje gjykimin për ekstradim. Policia britanike menjëherë pas kësaj lëshoi një flet-arrest për të.

Kumbaro akuzohet se në vitin 1995 ka kidnapuar dhe vrarë Remzi Hoxhën, binzismen nga Kosova, derisa Hoxha po mblidhte para për rezistencën kundër okupimit serb në Kosovë. Zt Hoxha ishte njëri nga tre të kidnapuarit dhe torturuarit nga Kumbaro.

Portet detare dhe aeroportet britanike janë alarmuar menjëherë pasi që ky ish-kryespiun 58 vjeçar nuk doli para gjyqit Westminster Magistrates’ Court në Londër.

Ai kishte dhënë £10,000 dorëzënie për gjykim në liri dhe e kishte për detyrë të lajmërohej rregullisht në stacionin e policisë në Forest Hill, Londër jug-lindore.

Ilir Kumbaro kishte ardhur si azilkërkues në Britani para gati 15 viteve dhe kishte kërkuar azil me emër të rrejshëm, si Shaqa Shatri, duke pretenduar se po vinte nga Kosova dhe se po kërkohej nga policia serbe.

Ai së bashku me gruan dhe djalin jetuan pa pengesë në Fulham të Londrës deri sa Kumbaro u zu pasi që bëri një gabim në nënshkrimin e tij; në vend se të përdorte emrin e falsifikuar ai kishte përdorur emrin e tij të vërtetë në një dokument zyrtar të ndihmave sociale.

Burimi:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2068653/On-run-Warrant-issued-arrest-Albanian-spy-chief-wanted-torture-kidnapping-fails-turn-British-court.html