Patenta nderkombetare e shoferit, Britani

Patenta ndërkombetare e shoferit, Britani

Pas disa raporteve të konfirumara dhe të pakonfirmuara se ca bashkëatdhetarë tanë që jetojnë në diasporë janë gjobuar nga policia e disa shteteve ish-jugosllave për mos-posedimin e patentës ndërkombëtare të shoferit, rezultoj që shqiptarët e Britanisë të aplikojnë masovikisht për këtë patentë.

Aq ishte i madh numri i aplikuesve për patentën ndërkombëtare të shoferit në Zyrën Postale të Camden-it në Londër, sa që u harxhuan të gjitha librezat që i kishin në dispozicion. Punëtorët e sporteleve tregojnë për një numër të madh dhe të pazakontë të aplikuesve.

Aplikimi mund të bëhet nëpërmjet internetit http://www.theaa.com/getaway/idp/motidp002.html

,  apo direkt në zyra poste në këto degë:  http://www.theaa.com/motoring_advice/overseas/apply-for-an-idp-at-a-post-office.html. Kjo patentë kushton £5.50.

Më shumë informata dhe vegëza:
http://www.koha.net/?page=1,15,61417
http://www.theaa.com/getaway/idp/