Safet Piraniqi

Safet Piraniqi

Safet Piraniqi ka nevojë për ndihmën tuaj. Ai dhe nëna e tij kanë hyrë në dializë në të njëjtën ditë dhe kjo Safetit dhe familjes 5 anëtarëshe të tij u ka sjellë telashe të papërballueshme. Safetit i duhet transplant urgjent dhe momentalisht këtë mund ta bëjë vetëm në Rusi dhe kjo kushton 60.000 Euro. Nëna e tij ka hequr dorë nga kërkesa për transplant, një se nuk ka mundësi, dy që  transplanti t’i mundësohet së paku djalit të saj.

Safetit i është kryer përgatitja e plotë medicinale për transplantim, mirëpo ai nuk posedon mjete të  mjaftueshme materiale që të paguajë procedurën e përmendur. Çmimi i transplantimit në Moskë kushton 60.000 €. Safeti ka gjendje shumë të keqe materiale, me fitime të vogla, e pos kësaj ka edhe familje të madhe që duhet të mbajë.

Ju lusim që me sa mundësi të keni, t’i ndihmoni Safet Piraniqit, në mënyrë që të bashkojmë të gjitha mjetet e nevojshme materiale për transplantimin e veshkëve të tija.
Ju falënderojmë shumë në ndihmën altruiste që po na ofroni.

Historia
Safet Piraniqi është i lindur me 24.02.1971 në Podgoricë. Banon në Shipçanik, komuna e Podgoricës. Është i martuar dhe jeton me gruan dhe dy fëmijët, me babanë dhe nënën.  Punon në një dyqan të pjesëve të makinave.

Safetit i është përcaktuar diagnoza FSGS glomerulonefritispara para shtatë vitesh në repartin e Nerfrologjisë me Dializë të Qendrës Klinike të Malit të Zi. Që nga atëherë nefrologu internist i bën kontrollime të rregullta. Ka marrë trajtimin e nevojshëm që ishte në dispozicion dhe ka shkuar rregullisht në kontrollime. Mirëpo, edhe pranë këtij fakti, pacienti pas kalimit të kohës ka hyrë në insuficiencë kronike të veshkëve, sëmundje e cila nuk mund të përmirësohet me medikamente dhe nuk mund të kurohet në mënyrë të përhershme. Për këtë arsye është paraqitur e nevojshme që të zëvendësohet artificialisht funksioni i veshkave, ashtu që pacienti iu nënshtrua programit të hemodializës. Dy muaj më parë, për të kryer dializën, i është transplantuar në dorën e majtë një gyp që të mund të bëhet dializa. Me programin e dializës është filluar para një muaji.

Në të njëjtën kohë kur pacientit Safeti, gjithashtu edhe nëna e tij është diagnostikuar me insuficiencë kronike të veshkave, së cilës gjithashtu i është dashur t’i nënshtrohet programit të hemodializës si metodë të zëvendësimit të funksionit të veshkave. Në këtë mënyrë nëna si donator potencial për transplantimin e veshkës së pacientit Safet, nuk vjen në konsiderim.

Mundësia e vetme për Safetin është transplantimi i veshkës. Për shkak të sëmundjes së nënës së tij, dhe mospërputhshmërisë së indit me donatorët tjerë potencial, transplantimi ka mbetur mundësia e vetme që pacientit t’i zgjatet dhe t’i përmirësohet cilësia e jetës.

Në Mal të Zi, për fat të keq nuk ekziston program transplantimi, ashtu që procedura e përmendur medicinale nuk mund t’i ofrohet pacientit. Tani për tani nuk ekziston as program i transplantimit nga donatori i gjallë i organit, as programi i transplantimit kadaverik, gjegjësisht transplantimit nga personi i vdekur. Qendra e vetme ku në mënyrë të ligjshme pacientit Safet mund ti kryhet transplantimi i veshkës nga kadaveri, gjegjësisht nga personi i vdekur është qendra në Moskë.

Instrukcionet e donacionit:

Me PayPal:

Apo nëpërmjet bankës:

You are kindly requested to choose one of the following correspondent banks in field: Intermediary 56a:

DEUTDEFF ( Deutsche Bank ag Frankfurt) EUR, USD
BKTRUS33 (Deutsche Bank Trust Company Americas New York) USD PROBSI2X  (Probanka dd Maribor) EUR
COBADEFF ( Commerzbank ag Frankfurt) EUR, USD, CHF
BKAUATWW ( Bank Austria Creditanstalt ag Vienna) EUR
RZBAATWW (Raiffeisen Zentralbank- Vienna) EUR, USD
LHBIDEFF    (LHB lnter.Handelsbank ag Frankurt) EUR, USD, CHF)
EABMRUMM (Euroaxis Bank Moscow) EUR, USD
HYVEDEMM (Baerische Hypo-und Vereinsbank ag Muenchen) EUR, USD
PASCITMM   (Banca Monte dei Paschi di Siena) EUR
PDKCHR2X(Podravska banka dd Koprivnica) EUR, HRK
ABANSI2X    (Abanka Vipa dd Ljubljana) EUR, USD, GBP, CHF

and all convertible currencies

Account with 57a: HBBAMEPG (HIPOTEKARNA BANKA AD PODGORICA) Beneficiary 59: I  ME25520036000000276180 (Ace. No-IBAN)

Piranic  Safet (Acc.name and address) PODGORICA

HIPOTEKARNA BANKA AD PODGORICA

UI.Josipa Broza Tita 67, 81000 Podgorica, Crna Gora

tel: +382 (0) 20 444 301; fax: + 382 (0) 20 444 362 www.hb.co.me hipotekarna@hb.co.me