Apel diasporës shqiptare nga Maqedonia që të regjistrohen onlajn

Procedura e regjistrimit të shpejtë për votim nga diaspora në Zgjedhjet Parlamentare 2014

Fotografoni:
1.Pasaportën biometrike të Maqedonisë
2. Një dokument nga vendi ku jetoni (leje për punë, leje për qëndrim, patent shoferi etj)

Këto mandej dërgoni me email në info@diasporavoton.com ose me Viber apo WhatsApp në këtë numër: +389 73 249 116.

Nëse e fotografoni letërnjoftimin e shtetit ku jetoni (pra ju që keni dy shtetësi) atëherë ju lutemi që këtë ta bëni në të dyja anët.  Gjithashtu me këto dokumente shkruani edhe adresën ku jetoni.

Kjo është mënyrë e lehtësuar për regjistrim nga shtabi i diasporavoton.com dhe formularët e nevojshëm diasporavoton.com do t’i plotësojnë për ju, duke ju garantuar sigurinë e informatave.

Përse të voton diaspora?

– Nisur nga fakti për mobilizimin e palës maqedonase e cila me mjete shtetërore financon grupe të caktuar njerëzish për të plotësuar disa ambasada dhe konsullate me personel shtesë në tërë globin!
– Nisur nga fakti se vetë z. Ali Ahmeti deklaroi se këto zgjedhje do të tregojnë qartë rrugëtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë rreth anëtarësimit të saj në NATO dhe UE, donë apo nuk donë të anëtarësohet në këto institucione ndërkombëtare, dhe se kjo pyetje do të qëndron pingul mbi kokën e secilit përfaqësueses shtetëror pas zgjedhjeve deri në shtator 2014!
– Nisur nga fakti se në Maqedoni ka një kontest të brendshëm të cilin duhet ta rregullojmë në mënyrë institucionale, ai kontest është statuti juridiko kushtetues i shqiptarëve në shtet!
– Nisur nga fakti se mërgata në momentet më të rëndësishme të historisë sonë ka qenë afër vendlindjes dhe familjarëve që jetojnë atje!