Zt Mal Berisha dhe Znj Teuta Starova - 17 shkurt 2012, Londer

Zt Mal Berisha dhe Znj Teuta Starova - 17 shkurt 2012, Londer

U bë një vit që Republika e Shqipërisë ishte pa ambasador në Mbretërinë e Bashkuar. Deri më tash këtë rol e ka luajtur zëvendës-ambasadorja Znj Teuta Starova.

Por prej 17 shkurtit 2012 Shqipëria ka ambasador të ri, Zt Mal Berishën, i cili zyrtarisht u paraqit për herë të parë në festimin e përjvetorit të Pavarësisë së Kosovës organizuar nga Ambasada e republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Zt Mal Berisha ka një eksperiencë të gjatë në diplomaci.

Ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Traktateve, Ligjeve dhe Çështjeve Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Nga viti 2000 deri në Mars të vitit 2009 ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Gjatë viteve 1998-2000 është marrë me çështjen e Kosovës pranë Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane në Nju Jork, ShBA, dhe ka botuar në shtypin e përditshëm shqiptar një seri shkrimesh në dobi të çështjes së Kosovës. Ka marrë pjesë në një seri debatesh të drejtpërdrejta në televizionin CN8 të shtetit të Nju Xhersit në ShBA, në mbrojtje të drejtësisë së ndërhyrjes së forcave të NATO – s ndaj ish Jugosllavisë.

Mal Berisha ka kryer studimet pasuniversitare për diplomaci në Universitetin Haxhetepe në Ankara, nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashme të Turqisë. Nga viti 1993 deri në vitin 1997 ka shërbyer si konsull dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll. Studimet e larta i ka kryer në Institutin e Lartë të Arteve.

Ai është marrë me hulumtime për Diasporën Shqiptare në Turqi dhe ka botuar një studim të plotë për të. Hulumtimet etnomuzikore dhe kultura materiale e trevës së Kurbinit kanë qenë, po ashtu, një fushë me të cilën është marrë në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse.

Burimi:
http://www.thealbanian.co.uk/komunitet/mal-berisha-ambasadori-i-ri-i-shqiperise-ne-londer