Germania Airlines

Pas skandalit me Belle Air të cilët pezulluan fluturimet që nga dhjetori 2013 dhe kështu shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë jashtë pësuan, tash shqiptarët që jetojnë në Britani raportojnë për probleme serioze gjatë udhëtimit për Prishtinë nga Londra me Germania Airlines.

Germania është një kompani private gjermane e fluturimeve komerciale që ndër të tjera ofron fluturime direkte Londër-Prishtinë dhe anasjelltas.

Raportohen vonesa të gjata, ndërrime destinacioni, frustrime, jo-komunikim nga stafi i Germania; kurse në uebsajtin e tyre nuk ka kurrfarë njoftimesh në lidhje me këto probleme.

Nëj pasagjer, Ard Kelmendi tha: “Kur unë u nisa për Prishtinë me 28 dhjetor 2013, aeroplani kishte një defekt por për këtë na lajmëruan vonë tek “check-in”-i. Aeroplani e kishte të caktuar të fluturonte në ora 10.50, por ne pritëm deri në ora 12.40 që të kuptojmë se a do të fluturojmë apo jo. Në ora 12.40 na thanë të presim deri në ora 15.45 për tjetër kompani që ta kryej bartjen e udhëtarëve, doli që aeroplani i tyre nuk mund të riparohej kështu që ata qenë të detyruar të marrin me qira një aeroplan nga kompania britanike me ermin Titan Airlines.

Nga ora 12.40 deri në ora 15.45 ata na dhanë kupona ushqimi me vlerë 12£, dhe ne më në fund u nisëm për në Prishtinë në ora 18.00 (tetë orë nga orari i paracaktuar). Por kur mbërrijtëm afër Prishtinës na drejtuan për në Tiranë për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës”.

Një tjetër pasagjere me probleme çuditërisht identike, Teuta Deguti, e cila ka udhëtuar me datën 4 janar 2014 tha: “Kemi hyrë në aeroplan në ora 11.00 dhe mandej kemi pritur deri në ora 13.00 brenda, deri sa punëtorët teknik janë munduar ta rregullojnë komunikimin e brendshëm me pasagjerë. Nuk ka patur asnjë lloj forme të komunikimit nga ekuipazhi i aeroplanit.

Na kanë zbritur nga aeroplani me arsyetimin që do e rregullojnë problemin duke na lënë të presim tek ” information desk”. Në ora 14.00 na dhane nga një kupon me vlerë 5£ dhe thanë të marrim ushqim në cilindo restoran brenda aeroportit me arsyetimin se në ora 16.00 do të nisemi. Në ora 16 na thanë të shkojmë në ” Gate 32″ dhe prej aty të nisemi. Por aty na injoruan totalisht, nuk u afrua askush që të na japin informata deri në ora 17.30. Disa prej nesh reaguam tek disa persona që punonin aty në aeroport dhe ata mandej erdhen dhe na thanë qe do te nisemi per 15 minuta, dmth ora 18.00. Në fund, në ora 18.00 erdh nje aeroplan nga kompania Titan Airlines dhe më të erdhëm në Kosovë per 2 ore e 50 minuta. Pra shkurt ështëe dashur të nisemi në ora 10.50, sipas kohes se Londres, dhe të mbërrijmë në Prishtintë në ora 15.00, ndërsa jemi nisur ne ora 18.00 e kemi mbërri ne ora 22.00.”

Tash një vit e tre muaj që nga ndërprerja e fluturimeve direkte Londër-Prishtinë të kompanisë British Airways, pasagjerëve u duhet të fluturojnë direkt me kompani jo-serioze si Germania apo të gjejnë lidhje jo-direkte të fluturimeve, me plot telashe.