Ilustrimi i Thomas Nast, i cili në vitin 1881 e perfeksionoi imazhin e tij të rrumbullakët ikonik, me faqe të kuqe dhe me mjekërr

Ilustrimi i Thomas Nast-it, i cili në vitin 1881 e perfeksionoi imazhin ikonik të Babadimrit të rrumbullakët, me faqe të kuqe dhe me mjekërr

Këpurdhat magjike, prostitucioni, hyrja nëpër shtëpi pa leje? Tregimi të cilin amerikanët e festojnë (por tash gati edhe e mbarë bota) ka origjinë shumë tjetër nga ajo familjare.

Shën Nikolla – Kola (Babadimri/Babagjyshi) patroni i shejntë i fëmijëve…dhe i prostitutave

Dhuratë-dhënësi mjekërrosh origjinal në të cilin legjenda e Babadimrit/Kolës (angl. Claus) është formuar, bëri emër për veten në fenë e krishterë duke e ndihmuar fqinjin e varfër, vazjat virgjine të të cilit do të detyroheshin në prostitucion po të mos ishte dhurata sekrete e artë e Shën Kolës (Babadimrit). Për këtë arsye Shën Kola konsiderohet patroni i shejntë i prostitutave. Por ai nuk kishte mbaruar me këtë. Nikolla e fitoi titullin me të cilin njihet më mirë, patroni i shejntë i fëmijëve, duke ringjallë tre djemë të ciliët ishin mbytur nga një hanxhi, pasi që trupat e tyre ishin futur turshi nëpër fuçia.

Zor që Babdimri të ketë jetuar në Polin e Veriut

Norvegjezët thonë se njeriu i veshur në të kuqe jeton në Drøbak; danezët e dërgojnë listën e tyre të dëshirave në Grenlandë. Por ndoshta thirrja më pasionante rreth shtëpisë së Babadimrit është bërë nga Finlanda në vitin 1927. Banorët e këtij shtetit proklamuan në vitin 1927 se Babadimri nuk ka mundur kurrë të jetoj në Polin Verior, sepse drerët e tij nuk do të mund të mbijetonin kurrë atje. Departamenti i turizmit të Finlandës tash deklaron: “Çdo kush e di se Babadimri dhe drerët e tij jetojnë në Lapland,” por ata përfundojnë, ai mund të mbaj zyrën e tij në Polin Verior.

Relacioni i tij me Zonjën Babadimër është shumë i ri

Para poemës së Margaret Eytinge-it të vitit 1881, “Zonja Babadimër”, Babadimri ishte i vetëm, duke shtyrë amviset dyshuese që të mendojnë se si një mashkull më mirë i njohur për jetën e tij gazmore mund ta realizonte festën i vetëm. Profesoresha e Universitetit të Minesotës, Karal Ann Marling, spjegon se ishte shekulli i 19 kur Kërshëndellat u bënë një ngjarje e bollëkshme familjare, dhe me këtë, angazhim i gruas. Festa e dimrit festohej me ushqime të shumta, pemët dekoroheshin me pedantllëk me qirinjë vertikal, dhe dhuratat mbështilleshin në pako të përkryera. Po të mos ishin femrat që t’i bënin këto, ndoshta nuk do të ishte Zonja Babadimër.

Pamja e tanishme e tij është e re

Babadimri me bark të madh që fëmijët e presin të zbresë nëpër oxhak është rezultat direkt i ilustruesit Thomas Nast, i cili në vitin 1881 e perfeksionoi imazhin e tij të rrumbullakët ikonik, me faqe të kuqe dhe me mjekërr.

Para se ky ilustrim të bëhej viral, Babadimri ilustrohej ose si i gjatë i dobët dhe më pak i hareshëm apo si një njeri-elf.

Ai nuk shpërndanë dhurata i vetëm

Shpërndarja e lodrave tek të gjithë djemtë dhe vajzat e mira është një punë e madhe, dhe gjatë një kohe (dhe ende në disa vende) Babadimri kishte miqë që t’i ndihmonin. Në Hollandë, Babadimrit i ndihmon Zwarte Piet (Pjetri i Zi), një lloj shërbëtori i cili përpos ëmbëlsirave shpërndanë edhe shaka. Në Austri, një figurë shumë më tmerruese i mbanë fëmijët në listën e të mirëve: shoku i tij më këmbë-thundre, Krampusimi, i cili është i armatosur me thupra për rrahje dhe një thes të madh që të fusë aty fëmijët që kanë bërë sherre duke i dërguar ata në Ferr.

Drerët tërheqin sajat

Fakt: Drerët nuk fluturojnë. Atëhere pse jo një tufë shqiponja të tërheqin sajat e Babadimrit? Ka teori interesante në lidhje me këtë, përfshi njërën e cila thotë se shamanët e Siberisë kanë përdorur këpurdha magjike që të halucinojnë me bishat. Por tregimi i cili pranohet më shumë ka të bëjë me zotin e Norsëve Odinin (një influence më e hershme e Babadimrit tonë të dashur), i cili shpërndante dhurata nga lartë duke fluturuar me kalin e tij të bardhë tetë-këmbësh, Sleipnir-in.

Elfët (kukudhët) i bëjnë lodrat

Ka ca kohë që Elfët asocohen me Kërshëndellat – vetë Babadimri përshkruhej si i tillë në vitin 1822 – por çunat e vegjël punëtorë, që ne i imagjinojmë sot, nuk kanë ekzistuar deri në poemën e vitit 1857 të gazetës Harper’s Weekly.

Elfët  në shtete tjera nuk ndihmojnë aq. Në Greqi, ata përvidhen nëpër shtëpi dhe frikësojnë fëmijët dhe në Skandinavi, ata bëjnë çapkënëri.

Babadimri i ka në qef biskotat dhe qumështin

Në Danimarkë Babadimri ushqehet me puding orizi, në Kili me tortë sfungjeri, në Indi me kulkuls, dhe me pite me fruta të bluara në Britani.

Përkthyer dhe përshtatur nga:
http://www.thedailybeast.com/articles/2013/12/24/8-facts-you-never-knew-about-christmas.html