Vrasesi Hajdar Kasumaj u burgos pardje per 20 vite

Vrasesi Hajdar Kasumaj u burgos pardje per 20 vite

Vrasjet e kryera nga shqiptari me origjinë nga Kosova, Hajdar Kasumaj kanë ndodhur në datën 8 dhe 9 korrik të vitit te kaluar, kur biznesmeni Nezir Golaj, u vra afër rrugës Hendon Way në veri-perëndim të Londrës.

Pas vrasjes se biznesmenit  kosovar, vrasësi serial Kasumaj ka vrarë një tjetër shqiptar, Osman Gërbic dhe qëlloi për të vrarë edhe një shqiptar të tretë, duke e plagosur rëndë atë.

Sipas anëtarëve të familjes së biznesmenit, Nezir Golaj në datën 8 korrik, Neziri ishte duke u nisur për në punë nga shtëpia e tij kur u qëllua me armë zjarri, ndërsa ishte brenda makinës së tij disa qindra metra larg shtëpisë së tij.

Gruaja dhe vajza e tij 9 vjecare e kishin gjetur trupin e pajetë të të ndjerit dhjetë minuta më vonë. Pas kësaj vrasje të parë, Hajdar Kasumaj kishte vrarë edhe 58 vjecarin Osman Gërbic në një lagje tjetër të Londrës.

Për këto krime ai ka marrë 20 vjet për vrasje me paramendim me përgjegjësi të kufizuara dhe 10 të tjera për tentativë vrasje për viktimën e tretë.

Sipas sistemit anglez ai do të duhet të vuajë 18 vjet dhe afro 200 ditë në burg përpara lirimit. Ky dënim i dhënë ka irrituar familijarët e viktimave. Gruaja e biznesmenit të ndjerë, Nezir Golaj, Besa Golaj i tha Top Channel pas mbarimit të gjyqit se ajo ishte e pakënaqur me sasine e dënimit të dhënë.

Burimi:
http://top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=218895&ref=fp

Vegëza:
http://www.barnet-today.co.uk/news.cfm?id=34625&headline=Gunman%20gets%2020%20years%20for%20double%20manslaughter
http://www.ukalbanians.net/vritet-nezir-golaj-ne-londer/
http://www.ukalbanians.net/shqiptari-i-akuzuar-per-tri-vrasje-thote-se-eshte-i-pafajshem/