Chelmsford Crown Court

Chelmsford Crown Court

Xhevdet Allaraj (27 vjeç) i cili kishte tentuar ta mashtronte sistemin e imigracionit britanik që të qëndronte në MB është burgosur.

Ai kishte hyrë në MB ilegalisht në korrik të vitit 2002 por ishte kapur vitin e kaluar nga policia e Essex-it deri sa po voziste edhe pse kishte qenë i diskualifikuar. Kur policët kërkuan në makinën e tij ata gjetën një kartelë studentore me emrin e tij por edhe një pasaportë shqiptare me emrin e tij të vërtetë.

Kur kishte ardhur në Angli ai u kishte thënë autoriteteve se quhet Xhevahir Allaraj, ishte 15 vjeç dhe se kishte ikur nga Kosova pasi që nëna e tij ishte vrarë për shkak se familja e tij ishin me origjinë etnike rome.

Ai ia kishte arritur të merrte lejeqëndrim e përhershëm në vitin 2006 edhe pse më vonë u kuptua se të gjitha informatat që i kishte dhënë kishin qenë të pavërteta.

Javën e kaluar ai doli para gjyqit Chelmsford Crown Court që të dënohej pasi që kishte pranuar fajësinë se kishte marrë lejeqëndrim me mashtrim.

Ai u burgos për 14 muaj dhe Agjencioni Kufitar i MB-së do të punojnë që Allarajt t’ja marrin £3,920 që dyshohet se i ka fituar ilegalisht.

Pas përfundimit të dënimit ka gjasa që Allaraj të deportohet për Shqipëri dhe t’i ndalohet hyrja në MB për dhjetë vite.

Burimi:
http://www.brentwoodweeklynews.co.uk/news/chelmsfordnews/9632018.Fourteen_months_prison_for_illegal_immigrant/