Jonathan Limani

Jonathan Limani

Shqiptari nga Suedia me probleme psiqike Jonathan Limani (34 vjeç), i cili kishte ardhur në Britani që të punonte si kamarier në hotelin The Oxfordshire in Thame, refuzoj pardje në gjyqin e Oxford-it, akuzën e vrasjes me paramendim të menaxherit të tij Chris Varian.

Limani i cili kishte punuar në këtë hotel vetëm dy javë e vrau menaxherin e tij pasi që “zëri i Zotit” i kishte thënë ashtu, psikiatri i tij i tregoi gjyqit.

Zt Varian i cili atëhere ishte 32 vjeç, kishte shkuar që të pushonte në dhomën e duhanit. Limani e kishte marrë thikën e djathit, e kishte përcjellur, e kishte therrur dhe ia kishte këputur kokën në gusht të vitit 2010.

Ndjekja penale kanë pranuar se Limani kishte një abnormalititet mendor kur e kishte bërë krimin. Limani ishte mbyllur dy herë në psikiatritë e Suedisë dhe Zvicrës pasi që ishe diagnozuar me psikoza.

Pas arrestimit të tij në Oxford, ai u paraburgos në Broadmoor dhe u diagnostifikua me skizofreni paranoide dhe çrregullim personaliteti.

Gjyqtari Anthony King tha se Limani ishte një “individ tepër i rrezikshëm”. Duke e dënuar Limanin me burgim të përjetshëm, me minimum 19 vite prapa grilave, Gjyqtari King tha se vrasja e Zt Varian-it ishte një akt i “dhunës esktreme dhe të skajshme.”

Para se të dërgohet në burg Limani do të dërgohet në një spital me siguri të lartë për trajtim të mëtutjeshëm psikiatrik. Nëse gjendja e tij mentale përmirësohet ai do të dërgohet në burg që ta kryej dënimin e tij.

Burime:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2117279/The-Oxfordshire-golf-club-Jonathan-Limani-jailed-cutting-manager-Chris-Varians-head.html?ito=feeds-newsxml
http://www.bbc.co.uk/news/uk-england-oxfordshire-17435047