Lulijeta Nuzi

Lulijeta Nuzi

Organizata bamirëse Shpresa Programme ishte e ftuar nderi tek pritja e shtuar nga Mbretëresha Elizabeth të hënën në datë 13 Korrik 2009 në Buckingham Palace.

Shpresa Programme shton në historinë e saj një ftesë të vecantë  për të marrë pjesë në pritjen e bërë  nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgu-t  për fituesit  e çmimit të Mbretëreshës për Enterprise 2009.

Luljeta Nuzi  ishte shumë e lumtur për këte  vleresim të punës së Shpresës. Dhe ajo u shpreh: “Shpresa Programme ofron një numër shërbimesh për komunitetin shqiptar si edhe  ndihmë për  organizata të tjera që iu shërbejnë komuniteteve të ndryshme. Stafi vullnetarët, anëtarët e bordit drejtues punojnë me mish e me shpirt që të ofrojnë shërbime të një cilësie të lartë dhe qe iu përgjigjen nevojave të përdoruesve tanë.”

Gjate 8 vjetëve të punës së saj ajo ka zgjeruar gamën e shërbimeve që ofron si edhe ka rritur shumë cilësinë se si ajo i monitoron dhe vlerëson ndikimin që këto shërbime kanë tek përdoruesit e shërbimeve që ajo ofron.

Puna në bashkëpunim me shkollat apo organizatat e tjera jo qeveritare si Women’s therapy centre, Refugee youth , Aston Mansfield, Refugee council, advice UK , SSE,  RAMP, Praxis, Telco, Ramfel, Besa ka mundësur që përdoruesit te marrin shumë me tepër shërbime nëpërmjet punës direkte ose referimeve se sa Shpresa ka kapacitetin.

Eshtë bëre një punë e madhe dhe të gjithë janë pjesë e këtij suksesi, përdoruesit, vullnetarët, staffi, anëtarët e  bordi drejtues donataorët, partnerët.”

Blair dhe Nuzi

Blair dhe Nuzi

Ky nuk është i vetmi çmim që Shpresa ka marrë për një punë të devotshme, pasionante dhe krijuese; në maj 2004 dhe dhjetor  2006  u ftua  për punën e madhe në Komunitetin Lokal nga ish kryeministri Britanik Tony Blair dhe gruaja e tij Cherie Blair.

Në Qershor 2006 përfaqësuesi i Mbretëreshës Kolonel Dudding deklaroi cmimin e madh  The Quenns Award  for volunteer sector i cili iu dha Shpresës për kontributin e madh në Londrën lindore në sektorin vullnetar si edhe për të shpalosur punën e madhe  që këta heronj të heshtur bëjnë në komunitet.

Ed Miliband ,në atë kohe  ministër për sektorin e tretë tha; unë i uroj të gjithë fituesit e Queen’s Award dhe i falenderoj për punën e mrekullueshem që ata bëjnë. Ne gjithe vendin, në cdo drejtim të jetës  ata afrojnë një kontribut të madh bashkëjetese sociale, rinovimin e komunitetit, dhe drejtesi sociale .

Vetëm 104 organizata në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar e morën këtë çmim në vitin 2006.

Një ftesë tjetër vjen në korrik  të këtij viti vjen për staffing e Shpresës për të marrë pjesë në Garden Party që Mbretëresha organizon çdo vit. Luljeta Nuzi, Flutura Shega, Evis Bodlli and Ermir Disha ishin te ftuar për punën  e madhe, dedikimin dhe pasionin e  cilesine  me të cilen ata punojnë.

Bedrije Hetaj dhe Fisnik Panxha në Buckingham Palace, 2008

Bedrije Hetaj dhe Fisnik Panxha në Buckingham Palace, 2008

Një vit më vonë  dy anëtare të Bordit drejtues Bedrije Heta dhe Fisnik Panxha morën pjesë ne Garden Party dhe patën mundesinë të flisnin me Mbretreshën .

Në vitin 2008 dy cmime të tjera  iu dhanë shpresës një nga parliamenti i fëmijeve të Newhamit’’ The best community group’’ për punën e madhe dhe diferencën që ata kanë mundur të sjellin në komunitetin lokal si edhe nga Newham PCT ‘’The Community of Health award’’ për punën e madhe të bërë në përmirësimin e shëndetit të përdoruesve nëpërmjet shërbimeve të ndryshme.

Dhe së fundi  2009 kjo ftesë e vecantë ku rreth 30 individë , përfaqësues të organizata që promovojne social enterprise  ishin të ftuar nderi të takonin personalisht Mbretereshen Elizbeth. Dhe me pas ata morën pjesë tek pritja e madhe e shtuar për këtë qëllim ku më tepër se 200 veta merrnin pjese.

Shpresa është një shembull jo vetëm në komunitetin shqiptar po edhe komunitete e tjera.  Shërbimet që ajo ofron janë për të gjithë familje; grupe përkrahëse grash, klasa shqipe në Londrën lindore dhe veriore, trajnim për vullnetarët, aktivitete sportive ( futboll, martial arts) and argëtuese, valle popullore, këshillime në lidhje me benefite sociale dhe imigracion e shumë te tjera.

Nëse dëshironi që të keni me tepër informacion për Shpresa Programme iu lutem kontaktoni në 0207 474 6829 ose vizitoni www.shpresaprogramme.com.