Shkollat plotësuese të gjuhës shqipe në Londër të nevojshme për ruajtjen e identitetit shqiptar

Për shumë fëmijë shqiptarë në Londër mësimi nuk mbaron të premteve, ata bëjnë mësim plotësues në gjuhën amtare të shtunave, organizuar nga shumë organizata vullnetare të komunitetit.

Sipas statitstikave të “National Resource Centre for Supplementary Education”, në Angli ka rreth 3,000 dhe 5,000 shkolla të tilla në gjuhë të komuniteteve të ndryshme. Vetëm komuniteti polak i drejton më shumë se 120 shkolla plotësuese.

Sipas një hulumtimi ka evidencë që shkollat plotësuese kanë efekt pozitiv në edukimin e grupeve etnike dhe fëmijëve të imigrantëve. Por vala e fundit e imigrantëve nga Evropa Lindore është pritur shumë negativisht nga disa media të Britanisë. Ata në këto media paraqiten si barrë shtesë për fondet e limituara publike, kurse shkollat britanike janë përshkruar si të “ndryshuara” dhe të “stërngarkuara” nga influksi i fëmijëvë të cilët nuk e kanë anglishten gjuhë amtare.

Shikuar nga një tjetër këndvësthrim, imigrantët nga Evropa Lindore kanë nivel të lartë të edukimit dhe investojmë që fëmijë e tyre të arrijnë nivel të lartë akademik. Raporte të paverifikuara tregojnë se nxënësit polakë kanë rritur rezultatet në shkollat angleze, vecanërisht në matematikë.

Në një hulumtim që u bë në Londër me gjeneratën e parë të nxënësve shqiptarë u nxorrën pikëpamje të ndryshme në lidhje me edukimin e plotësuar.

Sipas këtij studimi shkollat shqiptare kanë qenë shumë të suksseshme që të promovojnë ndjenjën e identitetit shqiptar nëpërmjet vallëzimit, fotografisë dhe sporteve. Më shumë rëndësi u është dhënë ambientit social se sa që të flitet shqipja në këto shkolla.

Nxënësit shqiptarë, edhe pse e vlerësojnë diversitetin britanik, e preferojnë ambientin mono-kulturor dhe të “rrespetkueshëm” shqiptar të shkollës plotësuese. Kjo i sfidon këto shkolla se si t’i adresojnë problemet që sjell racizmi dhe pranimi i të ardhurëve të rinj në ambientin e tanishëm të tensionuar të imigrimit.

Nxënësit shqiptarë pohojnë gjithashtu se mësimi i gjuhës shqipe në shkollat e plotësuese të të shtunave i kanë ndihmuar të mësojnë gjuhë tjera në shkollat e përgjithshme.

Sipas hulumtimit në fjalë ndarja e fondeve qeveritare për çertifikim e gjuhëve amtare, sikurse ajo që po kërkon Shpresa Programme me GCSE shqip, nuk do të përkrahë vetëm identitetin e studentëve imigrantë dhe të zmadhoj kapitalin edukues të tyre, por do të mund të stimulonte një dialog të vërtetë në mes të shkollave të përgjithshme dhe atyre plotësuese, dhe kështu do të rriste në mënyrë të konsiderueshme kompatibilitetin e agjendave të tyre edukuese.

Burimi:
http://theconversation.com/albanian-and-bulgarian-saturday-schools-get-a-mixed-reaction-from-students-27096