New York. Prindit e punëtorit ndërtimtar, Ramadan Kurtaj, morëm pjesë dje në përvjetorin e parë të vdekjes tragjike të djalit të tyre në lagjen Manhattan. I ndjeri kishte vdekur kur një vinç ishte rrëzuar në punishten ku ai po punonte duke mbytur atë dhe një punëtor tjetër, Donald Leo.

Në vendndodhje prindit vendosën një foto speciale të tij që të nderojnë jetën e djalit të tyre në këtë përvjetor. Atyre u ishin dhënë vizat enkas për këtë rast dhe ata kishin udhëtuar nga Kosova.

Morris. Rruga Higbie Road e qytetit Morris që zakonisht është e qetë, dje pat një pamje dhe zhurmë krejt tjetër. Mbrëmë këtu u organizua një martesë tradicionale shqiptare në mes të Fanol Ajazit dhe Nevrie Dautit. Fanoli (25) është djali i pronarëve të restorantit Don Giovanni në Morrisin Lindor. Ajazët hapën dyert e shtëpisë së tyre për familjen dhe miqtë, shoqëruar me një bend muziktarësh dhe gra të veshura me veshje tradicionale shqiptare. Nga këtu në mbrëmje ahengu vazhdoi në restorantin Don Giovanni.

Lidhëza:
http://www.myfoxny.com/dpp/news/local_news/nyc/090530_Parents_to_Mourn_Son_at_NYC_Crane_Collapse_Site
http://wcbstv.com/local/ramadan.kurtaj.crane.2.1024671.html
http://abclocal.go.com/wabc/story?section=news/local&id=6839982&rss=rss-wabc-article-6839982
http://www.rep-am.com/News/415363.txt