Sadie Zharki

Sadie Zharki

Sadie Zharki është një këngëtare e re e talentuar e cila me zërin e saj të ëmbël synon të bëhet yll i ardhshëm nga shqiptarët e Britanisë së Madhe. Ajo ka lindur në vitin 1995 në Londër dhe ka filluar të këndoj qëkur ka nisur të flas. Por, Sadia thotë se që nga mosha 10 vjeçare ka nisë të mendoj seriozisht për muzikën. Që nga atëherë Sadia ka filluar të këndoj dhe ekzekutoj në piano nëpër koncerte të ndryshme që nga shkolla, teatrot e deri në koncertet ndërkombëtare.

Kohëve të fundit Sadies ka filluar t’i plotësohet dëshira e kamotshme për t’u bërë këngëtare profesioniste. Para disa javësh ajo është paraqitur në një audiencë të organizuar nga Downtown Artist’s (Play Studio’s) në Londër. Nga disa qindra    konkurrues janë kualifikuar vetëm katër veta në mesin e të cilëve edhe Sadia. Menjëherë, pas disa javësh, gjatë kësaj vere në këtë studio Sadie Zharki ka incizuar katër këngë.

Sadia është edhe autore e teksteve të këtyre këngëve. Ajo thotë se kënga e parë e saj ‘Rest In Peace’ është e llojit ku vërehen ndjenjat e pop/r’n’b . Sadia. kur e kishte dëgjuar instrumentalin, i kishte tingëlluar si engjëllore dhe nga këtu i kishte lindur ideja për emrin që ia dha kësaj kënge.

Kënga e dytë ‘Breaking My Rules’, përmban në vete karakteristika të muzikës shqipe, mesdhetare apo të Lindjes së Mesme.

Sa i përket këngës së tretë,  “Feel My Love” Sadies i pëlqen më shumë lirika dhe ndjenjat që sjellë kjo këngë në të cilën vërehet edhe personaliteti i saj që bëhet më serioz.

Kënga e katërt ‘Never Let Go’, shpalos një ritëm të gjallë elektronik që del duke dominuar nga kitara gjatë pjesës së mesme të këngës. Në këtë këngë vokali është elementi kryesor që shprehë emocionin që ofron ky kompozim.

Përkundër këtyre incizimeve të saja të para profesionale në anglisht, Sadia ka dëshirë të këndoj edhe shqip. Këngët e saja të preferuara në shqip  janë Valsi i Lumturisë dhe Moj e Bukura More.

Shkroi: Daut Dauti

Këngët e Sadie Zharkut që po pëlqehen me të madhe nga dëgjuesit  janë vendosur në youtube :
http://youtu.be/Ru2qdAloSmw
http://youtu.be/MvtGZ4HlYwE
http://youtu.be/edQAec5J9_M
http://youtu.be/RRcHW_YVQLg