Duket se nuk kanë kaluar një dekadë qëkur Hanife dhe Bedri Venhari e lanë Kosovën që të kërkojnë strehim së bashku me 800 shqiptarë të tjerë në bazën ushtarake Singleton Army Base të Australisë.

Ishte vera e viti 1999 kur ky çift dhe dy djemtë e tyre Fisniku dhe Buki ishin dëshmitarë të gjakderdhjes dhe masakrimit të miqve dhe anëtarëve të familjes gjatë luftës në Kosovë.

“Çdo dite frikësoheshim për jetët tona,” tha Znj Venhari.

“Ne jetonim prej dite në ditë pa ditur se çka do të na sillte e nesërmja dhe ne nuk guxonim të dilnim jashtë apo të ndiznim dritat,” tha ajo.

Ata u dërguan si refugjatë në “Singleton Safe Haven” por disa muaj më vonë u kthyen në vendlindje.

Pasi që u kthyen, Znj Venhari ishte shtatzënë. Ajo lindi një vajzë e cila u lind me probleme zemre dhe vdiq kur ishte vetëm gjashtë javësh.

“Po të kishim qenë ende në Australi ndoshta ajo do të mbijetonte”, tha ajo.

Kjo familje më vonë u sponsoruan që të kthehen në Australi dhe ishin nga një numër i vogël i aplikantëve që iu lejua të emigrojnë dhe të fillojnë një jetë të re. Ata tash jetojnë në Newcastle të Australisë, kurse shumica e refugjatëve të tjerë u vendosën në Victoria.

“Ne ende kemi anëtarë të familjes në Kosovë,” tha Znj Venhari.

“Ishte vështirë që të shkojmë atje pasi që njëherë qemë në Singleton, por ne jemi shumë falënderues që jemi kthyer tash këtu. Është në rregull që të shkosh për pushime atje por Newcaslte tash është shtëpia jonë,” tha ajo.

Do të organizohet një ribashkim për këta refugjatë në komunitetin e Singleton-it. Pjesëtarja e Kryqit të Kuq, Lorraine Whiteman, është motori lëvizës prapa këtij takimi që do të organizohet me 18 tetor 2009.

Përkthyer pjesërisht nga:
http://www.theherald.com.au/news/local/news/general/refugees-happy-in-newcastle-10-years-after-kosovo-exodus/1539447.aspx