Para dhjetë viteve Osman Caka bënte pjesë në njërin nga dy grupet e refugjatëve shqiptarë nga Kosova të cilëve u ishte dhënë strehim i përkohshëm në bashkinë e qytetit Chadderton, në Oldham të Anglisë.

Tash ky 58 vjeçar dhe bashkatdhetarët e tij prezantuan një pllakë komemorimi në këtë bashki në shenjë të njohjes së borxhit që ua kanë komunitetit lokal.

Që të dy grupeve, të cilat u sollën në këtë qytet nga kampet e Maqedonisë në vitin 1999, u ishte dhënë ushqim, tesha të reja dhe komoditete tjera bazike para se populli i Oldham-it mblodhën me mijëra funta që të mobilonin shtëpitë në Westwood që u përdorën për strehimin e tyre.

Osmani së bashku me gruan e tij u sollën në Britani pasi që shtatë anëtarët e familjes së tij, përfshi djalin e tyre 17 vjeçar Ilirin, u pushkatuan nga serbët. Djali tjetër i tij, Bashkimi, ishte marrë peng dhe torturuar, por mbijetoi.

Më vonë në vitin 2000, Osmani dëshmoj para Tribunalit të Krimeve të Luftës në Hagë.

Fillimisht aplikimi i tij për azil ishte refuzuar, kështu që ai me gruan ishin në rrezik që të deportoheshin. Por me ndihmën e ish-kryebashkiakut të Oldham-it, Zt John Battye dhe kampanjës së gazetës lokale North and East Manchester Advertiser, atyre iu dha lejeqëndrimi.

Osmani më vonë sponsoroj një skulpturë në manastirin Gorton Monastery për nder të djalit të tij dhe Nënës Tereze.

Zt Osmani tha: “Unë dhe familja ime kurrë nuk do të harrojmë 27 majin e vitit 1999, ishte shansi i dytë në jetën tonë.”

Burime:
http://www.manchestereveningnews.co.uk/news/s/1118835_refugees_thank_town
http://www.oldhamadvertiser.co.uk/news/s/1118587_refugees_say_thank_you_for_oldhams_kindness