rebekah brooks

Rebekah Brooks

Rebeka Bruks (Rebekah Brooks), ish-drejtoreshë ekzekutive e News International është arrestuar dje nga policia. Arrestimi është bërë sipas takimit të caktuar me parë me policinë.

Ish-redaktorja e gazetës tani të mbyllur News of the World (NoW), u arrestua nën dyshimin për konspiracion për përgjime telefonash dhe lidhur me allegimet mbi konrrupcion.

Bruks ishte kryeredaktore e NoW prej vitit 2000 deri 2003. Gjatë kësaj periudhe, sipas alegimeve që po hetohen, telefoni i një vajze të zhdukur 12 vjecare, ishte përgjuar.

43 vjecarja Bruks, të premten dha dorëheqje nga posti i saj si krye-ekzekutive e News International.

Sipas burimeve të këtushme, policia nuk ka konfirmuar emrin e femrës së arrestuar por besohet se kjo femër është Rebeka Bruks.

Bruks ishte ndër personat më të besuar të magnatit medial Rupert Bërdok (Rupert Murdoch). Kariera e saj 22 vjecare me kompaninë e tij shënoi ngritje të vazhdueshme, duke duke e bërë atë kryeredaktoren më të re në Britani të Madhe si dhe kryeredaktoren e parë femër të së përditshmes tabloide “The Sun”.

Bruks kishte ofruar dorëheqje nga News International në fillim të skandalit të përgjimit. Por dorëheqja e saj nuk u pranua dhe Mërdok vazhdimisht shprehi besimin e tij ndaj saj.

Burimi:
http://euro-korrespondent.blogspot.com/2011/07/rebekah-brooks-arrestohet.html

rebekah brooks

Rebekah Brooks

Rebeka Bruks (Rebekah Brooks), ish-drejtoreshë ekzekutive e News International është arrestuar dje nga policia. Arrestimi është buërë sipas takimit të caktuar me parë me policinë.