Bakllava

Bakllava

Bashkatdhetarëve që mbërrijnë do t’u shpërndahen pako të vogla me ëmbëlsira tradicionale (bakllava, tespishte dhe revani). Rinia Demokratike e PDK-së do të organizojë një aktivitet për pritjen e mërgimtarëve që mbërrijnë sot në Kosovë. Ata do të fillojnë këtë aktivitet nga ora 13:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërkaq mërgimtarët do të priten me moton “Mirë se vini në vendin tuaj”, raporton telegrafi.com.

Në lidhje me këtë reagoi gazetarja Arbana Xharra me një koment në Facebook me titutllin: ‘Diaspora e plaçkitur pritet me bakllavë’, ku shkruan:
“Për një dekadë e gjysmë, diaspora u plaçkit 200 milionë euro në kufi nga kompanitë e sigurimeve e Byroja Kosovare e Sigurimeve e udhëhequr nga Gani Thaçi vëllai i Hashim Thaçit.
Sot, Rinia Demokratike e PDK-së organizon aktivitet për pritjen e mërgimtarëve me bakllava e tespishte…
Mirësevini Diasporë!”

Burime:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10205234752963288&set=a.2050129607767.110492.1080277154&type=1&theater
http://shkurteshqip.info/mergimtaret-do-te-priten-me-embelsira-ne-aeroport/