Rasti i fundit i shqiptarit KB (Ref. (para: 320(7A): “false representations”) Albania [2009] UKAIT 00043) demonstron një rast tipik kur një person mund të humbas nënshtetësinë britanike. Është fjala për nënshtetësinë e fituar nëpërmjet natyralizimit.
Rasti ka të bëjë me involvimin e një gruaje shqiptare e cila kishte aplikuar për vizë martesore me partnerin që ishte shqiptar me shtetësi britanike të natyralizuar. Aplikimi i ishte refuzuar, ajo kishte apeluar në Tribunal të Imigrimit dhe e kishte fituar gjyqin, por Home Office-i kërkuan që ky rast të rikonsiderohet.
Faktet e prapavijës së këtij rasti janë këto: burri i saj që e sponsoronte vizën ishte qytetar britanik i natyralizuar, por me prejardhje nga Shqipëria. Ai kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në tetor të vitit 1998. Atëbotë ai kishte thënë se ishte refugjat nga Kosova dhe kishte kërkuar azil.
Ai kishte fituar lejeqëndrimin e përhershëm dhe më vonë kishte aplikuar për nënshtetësi britanike të cilën ai e fiton. Duke bërë këtë ai kishte përsëritur të pavërtetën rreth shtetësisë së tij origjinale, duke thënë se ai ishte nga Morina e Kosovës. Por kur gruaja e tij kishte aplikuar, ajo kishte shkruar në formë prejardhjen e tij të vërtetë, nga Kukësi i Shqipërisë, dhe i lindur me 7 prill 1978. Ajo ia kishte bashkangjitur kësaj forme edhe certifikatën e tij të lindjes si dhe kopjen e pasaportës së tij në të cilën thuhej se ai ishte nga Morina e Kosovës i lindur me 7 prill 1981.
Pas ri-dëgjimit të rastit në Tribunalin e Imigracion kërkuar nga Home Office-i, KB kishte pranuar se ia në fakt ishte nga Shqipëria e jo nga Kosova. Tribunali iu referua amendamentit të Aktit të Shtetësisë Britanike të vitit 2002 që i mundëson Sekretarit të Shtetit t’ja heqë shtetësinë personit i cili e ka fituar atë me mashtrim, reprezentim fals, apo fshehje të faktit material.
Gjatë dëgjimit, ofiqari që përfaqësonte Home Office-in ia dha atij aty-për-aty notifikimin ‘s40’ duke ia hequr shtetësinë britanike.
Tribunali shtoi se ky lloj vendimi mund të apelohet.
The case serves as a warning to any Albanian/Kosovans that should they by their actions cast doubt upon the basis on which they were granted ILR or citizenship — such as by sponsoring an Albanian spouse to enter the UK and presenting an Albanian passport — they are opening themselves to potential curtailment or deprivation proceedings.. full story below
http://freemovement.wordpress.com/2009/10/15/albaniankosovar-deprived-of-british-citizenship-by-presenting-officer/
Albanian Border and Migration Police figures showed that 63,525 British Citizens visited Albania between 1 April 2009 and 31 March. 2010 Most visits are trouble-free…
http://www.fco.gov.uk/en/travel-and-living-abroad/travel-advice-by-country/europe/albania