qato

Posteri zyrtar i meçit

Me datë 27 Mars, Kreshnik Qato, kampioni shqiptarë në boks ka ndeshjen e radhës ku do të dy luftojë me Danny Goode. Ndeshja do të zhvillohet në arenën Kensington Town Hall, W8 7NX.

Qato ka fituar 13 ndeshjet e fundit por në total ai ka ngritu flamurin shqiptarë 18 herë, duke u bërë kështu simbol i forcës dhe fortresës shqiptare. Kundeshtari i tij do të jetë Danny Goode. Goode ka një rezultat modest në ndeshjet e tij, pasi ai ka fituar vetëm 12 nga 15 ndeshjet e luajtura por që ka humbur 3 ndeshjet e fundit.

I pyetur nga korrespondenti ynë, Qato u shpreh “Faleminderit punës dhe stërvitjes, kam arritur të ndërtoj një karrierë të suksesshme në boksin profesional. Por jam i sigurt se pa mbështetjen e tifozëve nuk do të kisha arritur ta ngrejë flamurin tonë me kaq shumë fitore.”

Qato është boksieri i parë Shqiptarë që bën karrierë duke mbrojtur ngjyrat kuq e zi dhe shkaben dykrenare. Ne ju bën thirrje të gjith boksdashësve dhe bashkombasve tanë në Britani që të bashkohemi dhe të brohorisim kampionin tonë në diasporë drejt fitors së radhës.

Me këtë fitore nuk fiton vetëm Kreshnik Qato, me këtë fitore fitojmë ne, fitojnë shqiptarët, fiton Shqipëria pasi që kjo fitore ngreh edhe nje herë apo kontribuon në ngritjen e flamurit tonë, në këndimin e himnit shqiptarë, dhe në pasurimin e boksit shqiptar. “Yes it is an Albanian affair, it is our affair”. Eja mblidhemi Këtu, Këtu, Këtu.

Burimi:
Alban Bytyqi