Posteri: Kundër importit të plehrave të huaja në Shqipëri

Posteri: Kundër importit të plehrave të huaja në Shqipëri

Shqiptarët e Britanisë me interesim të jashtëzakonshëm po ndjekin zhvillimet e fundit në Shqipëri, dhe me indinjatë të thellë kanë marrë lajmin e keq se Parlamenti Shqiptar ka votuar një ligj që lejon importimin e plehrave të huaja ne Shqipëri. Ky ligj do ta kthejë Shqipërinë në një depo mbeturinash, duke dëmtuar natyrën, turizmin dhe rrjedhimisht duke përkeqësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Ju ftojmë të merrni pjesë në një tubim/protestë përpara Ambasadës Shqiptare në Londër, me datën 1 tetor 2016, ora 15:00, për ta kundërshtuar këtë ligj.

Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme dhe vetëm presioni qytetar do të mund ta zmbraps këtë ligj. Shqipëria ka nevojë për sakrificën tënde, ju lutem merrni pjesë!

Burimi:
https://www.facebook.com/events/2129163010643023/

Thirrja për protestë u bë nga Hysen Marku i Lidhjes Shqiptare UK:
https://www.facebook.com/groups/224166751093257/