Me 18 mars 2016 në ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër u promovua libri 'Albania's Mountain Queen, Edith Durham and the Balkans' (Edith Durham, Mbretëresha e Maleve të Shqipërisë dhe Ballkani) nga autori Marcus Tanner.

Me 18 mars 2016 në ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër u promovua libri ‘Albania’s Mountain Queen, Edith Durham and the Balkans’ (Edith Durham, Mbretëresha e Maleve të Shqipërisë dhe Ballkani) nga autori Marcus Tanner.

Të premten që shkoi në ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër është promovuar libri ‘Albania’s Mountain Queen, Edith Durham and the Balkans’ (Edith Durham, Mbretëresha e Maleve të Shqipërisë dhe Ballkani) nga autori Marcus Tanner.

Marcus Tanner është gazetar i njohur britanik i cili ka qenë korrespondent i gazetës The Independent për Ballkanin nga Beogradi nga viti 1988 deri më 1994. Tanner për herë të parë e vizitoi Kosovën kur e kishte përcjellë gjykimin e Azem Vllasit. Pastaj, Tanner i kishte përcjellë grevat e minatorëve të Trepçës dhe trazirat tjera në Kosovë që shpeshtoheshin me rritjen e dhunës serbe. Duke dashur ta kuptonte historinë dhe shkakun e trazirave të shqiptarëve, dikush ia kishte sugjeruar veprat e Edith Durham-it. Pas leximit të këtyre veprave Tanner kishte parë se Beogradi në fakt nuk e kishte ndryshuar qëndrimin ndaj shqiptarëve nga ai që e kishte patur në fillim të shekullit XX. Ky fakt e kishte shtyrë autorin që të mendonte dhe më në fund edhe t’i premtonte vetes se një ditë, patjetër, do të duhej të merrej me hulumtimin e jetës dhe veprës se gruas së jashtzakonshme – Edith Durham.

Marcus Tanner më në fund e ka përmbushur premtimin. Në librin e tij Tanner sjell detaje të reja për jetën dhe veprën e Edith Durham-it, e cila në Ballkan për herë të parë shkoi në vitin 1900 në moshën 37 vjeçare. Ajo që dukej si vizitë e saj e zakonshme, u shëndërrua në pasion dhe dashuri të saj për tërë Ballkanin dhe më vonë vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Historia dhe antropologjia e Ballkanit sot do të ishte tejet e varfër pa veprat e Durham-it. Durham, pos që u bë e njohur për promovimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe lobimit të saj në Britani të Madhe, ajo ka qenë e angazhuar edhe në një varg aktivitetesh humanitare. Ajo ka udhëhequr një operacion të madh në Maqedoni gjatë vitit 1912-1913 për t’ju ndihmuar refugjatëve shqiptarë që dëboheshin masovikisht nga trojet e tyre.

Shqipëria veriore dhe Kosova ishin dashuria e saj e madhe. Durham bëri çdo gjë që Shqipëria gjatë themelimit të saj të njihej si shtet në bazë të parimit të shtrirje gjeografike dhe nacionale të shqiptarëve. Kur Fuqitë e Mëdha ia dhanë Kosovën Serbisë, dëshprimi i saj ishte i madh. Sikur Durham sot të ishte gjalllë me siguri pavarësimi i Kosovës do ta kishte gëzuar. Durham, deri në vdekje (1944) nuk pushoi të punonte në dobi të shqiptarëve dhe shtetit të tyre. Shqiptarët kurrë nuk e harruan. Malësorët e veriut e quajtën Mbretëreshë (krajlicë) të tyre.

Marcus Tanner është autor i këtyre librave: Croatia: A Nation Forged in War; The Raven King: Matthias Corvinus and the Fate of His Lost Library; The Last of the Celts; Ireland’s Holy Wars: The Struggle for a Nation’s Soul 1500-2000and Ticket to Latvia: A Journey from Berlin to the Baltic