Promovim libri në Londër për krimet serbe ndaj shqiptarëve, 29 shtator 2014

Promovim libri në Londër për krimet serbe ndaj shqiptarëve, 29 shtator 2014


Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër dhe Bashkësia Shqiptare ‘Faik Konica’ në Britani të Madhe organizojnë promovimin e veprës publicistike dokumentare: “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” dhe filmit dokumentar: “Rrugëtimi i një libri nëpër botë” të autorit Prof. Dr. Nusret Pllana.

Promovimi mbahet të hënën më 29 shtator 2014, në: Regent’s University London, Inner Circle Regent’s Park, London, NW1 4NS, nga ora 18.30 deri 20.30.

Meqenëse vendet janë të kufizuara, është e domosdoshme të regjistroheni dhe ta merrni konfirmimin elektronik nga organizatorët.

Konfirmimi i pjesëmarrjes mund të bëhet përmes 020 3585 4165 apo embassy.uk@rks-gov.net