– Burgoset një shqiptar si dhe një çek për kontrabandë me qenie njerëzore
– Programi televiziv Crimewatch apelojnë që të zbulohet i dyshuari shqiptar
– Burgoset shqiptari i cili kishte përdorur reklamën në Gumtree që të joshte viktimat dhe t’i plaçkiste ato

Burgoset një shqiptar si dhe një cek për kontrabandë me qenie njerëzore

Shqiptari Agim Kolaj (29 vjeç) nga Bedford-i, Angli, u dënua me 27 muaj burg pasi që i kishte ndihmuar 20 imigrantëve ilegalë, të gjithë shqiptarë, të hyjnë në Britani ilegalisht. Kolaj kishte pranuar fajësinë për ndihmesë në imigracion të paligjshëm në shtet anëtar të EU.

Drejtuesi i maunes me shtëtësi çeke, Petr Trapla (51 vjeç) i pranoj akuzat e njëjta dhe u dënua me 3 vite burg.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-england-beds-bucks-herts-27248240

Programi televiziv Crimewatch apelojnë që të zbulohet i dyshuari shqiptar

Ardian Bujaj i cili dyshohet të jetë shpërndarës droge në Derby, Angl

Ardian Bujaj i cili dyshohet të jetë shpërndarës droge në Derby, Angli

Një shqiptar i cili dyshohet të jetë shpërndarës droge në Derby, Angli, po kërkohet nga policia.

Është fjalë për Ardian Bujaj fotografia e të cilit u emitua të hënën në programin televiziv të BBC1 “Crimewatch”. Ky 36 vjeçar nga Manchester-i po kërkohet në lidhje me furnizim të kokainës në vlerë prej £500,000.

Bujaj i cili njihet gjithashtu edhe me nofkën Danny Shqiptari ka lidhje me Manchester, Derby dhe Londër dhe pretendon të jetë italian.

Çdo kush që ka ndonjë informatë në lidhje me Bujajn duhet të kontaktoj policinë e Manchester-it në 0161 8566740.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.derbytelegraph.co.uk/Crimewatch-TV-appeal-track-suspected-drugs-dealer/story-21033833-detail/story.html

Burgoset shqiptari i cili kishte përdorur reklamën në Gumtree që të joshte viktimat dhe t’i plaçkiste ato

Remzi Kranici nga Norwich, u dënua me shtatë vite burg për konspiracion plaçkitjeje të njerëzve të cilët i kishte joshur duke pretenduar se po shiste një makinë.

Remzi Kranici nga Norwich, u dënua me shtatë vite burg për konspiracion plaçkitjeje të njerëzve të cilët i kishte joshur duke pretenduar se po shiste një makinë.

Një shqiptar 56 vjeç, Remzi Kranici nga Norwich, u dënua me shtatë vite burg për konspiracion plaçkitjeje të njerëzve të cilët i kishte joshur duke pretenduar se po shiste një makinë.

Pas mbarimit të dënimit ai do të deportohet.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.eveningnews24.co.uk/news/man_jailed_for_using_second_hand_car_advert_to_lure_robbery_victims_to_norfolk_1_3579924