Ftesa per ngjarjen ne ambasaden shqiptare ne Londer me 15 gusht 2014

Siç e shihni nga ftesa, me datën 15 gusht 2014, ora 19.00 në Ambasadën Shqiptare në Londër organizohet një veprimtari përjashtimisht interesante dhe e bukur me një mik të shqiptarëve, me detyrë zv/Ambasador i OSCE në Tiranë, z Robert Wilton.

Ai bashkë me zonjën e tij të nderuar Elizabeth, shkruan për shqiptarët dhe përkthen nga letërsia shqipe në gjuhën angleze poezi te zgjedhura të të gjitha kohërave.

Në këtë veprimtari do të marrin pjesë njerëz të letërisë, poezisë, anglezë, dhe shqiptarë si dhe diplomat të huaj. Hyrja bëhet me ftesa. Publikimi i kësaj ftese nuk do të thotë se hyrja është e lirë. Ata që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të prenotojnë pjesmarrjen nëpërmjet e-mailit të ambasadës të shënuar në ftesë.
Embassy.london@mfa.gov.al.

Emri i secilit do të futet në rregjistër dhe do t’i jipet mundësi hyrje vetëm atyre që aplikojnë. Pjesmarrësit diplomat do të jenë të paisur me ftesa në print.

Në këtë mbrëmje përveç historisë, dashamirësit e poezisë do të ndjejnë “bukurinë e peisazheve të 16- rrokëshit naimjan dhe patriotizmin e dilemat e heronjve të De Radës, butësinë e vargut romantik të Mjedës, thirrjet atdhedashëse të Fishtës, vargjet ritmike e plot muzikalitet të Nolit si dhe peisazhin liqenian të Poradecit…”

Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë dhe me një pritje të dhënë nga ambasada.

Mirëardhëshi!