Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me mbretëreshën britanike, Elizabeta II në Londër.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me mbretëreshën britanike, Elizabeta II në Londër.

Sot është një ditë historike për Kosovën. Presidentja Jahjaga pritet me nderime dhe intonimin e himnit të Republikës së Kosovës në Buckingham Palace gjatë takimit me Lartëmadhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabetë të Mbretërisë së Bashkuar.

Në lidhje me këtë Presidentja Jahjaga tha: “Moment historik. Nder dhe privilegj që ta falenderoj Lartmadhërinë e Saj, Mbretreshën Elizabetë për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”