Klubi Minster Rotary Club i qytetit Peterborough do ta ndihmoj Mitrovicën me një autoambulancë shkruhet në cambs24.co.uk. Makina është dhuruar nga Shërbimi Ambulancë i Anglisë Lindore dhe është ndihmë-dhuratë për popullin e qytetit verior të Kosovës.

Makina do të udhëtoj nëpër Francë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Austri, Hungari dhe Serbi, një distancë kjo prej 1,600 miljeve, para se të mbërrij në qendrën shëndetësore të Mitrovicës me 11 prill.

Kjo është makina e dytë që i dhurohet Mitrovicës. Ky klub bëri një udhëtim të ngjashëm në gusht të vitit 2007 dhe ajo autoambulancë e dhuruar që nga atëherë ka bërë 900 udhëtime emergjente dhe 18,000 milja rrugëtim. Autoambulanca e dytë do të përdoret për aksidentet dhe emergjencat nëpër tërë jugun e Mitrovicës që ka përreth 49 fshatra me një popullatë prej 110,000 njerëzish.

Dr John Hastie, mjek nga Peterborough-u dhe President i klubit Minster Rotary Club tha: ” Unë vizitova Mitrovicën vitin e kaluar dhe pashë rolin që autoambulanca ka për këtë komunitet. Kalova kohë me mjekët lokalë të cilët më thanë se autoambulanca e Petersborough-it ka shpëtuar jeta duke qenë në gjendje që t’i përgjigjet emergjencave shpejt. Jam i kënaqur që ne tash mund të dërgojmë autoambulancën e dytë që shpresoj se do të shpëtoj edhe më shumë jeta. ”

Lidhëza:
http://www.cambs24.co.uk/content/cambs24/news/story.aspx?brand=Cambs24&category=—CambsNews&tBrand=HertsCambsOnline&tCategory=newslatestC24&itemid=WEED06%20Apr%202009%2012%3A49%3A07%3A997