Sot në Manchester Evening News u botua një artikull që iu kushtua 10 vjetorit të masakrës së familjes Bogujevci në Besianë (ish-Podjevë) të Kosovës dhe pesë të mbijetuarve të kësaj familje. Gazetari Garry McLaughtin viziton Besianën dhe në një video klip bashkangjitur në këtë artikull flet rreth këtij rasti.
Ai përshkruan rastin kur me 28 mars 1999 në një oborr të Besianën forcat serbe masakruan civilë e ndër ta shumë gra dhe fëmijë, derisa ata po strehoheshin nga vala e pastrimi etnik orkestruar nga serbët. Pesë fëmijë mrekullisht shpëtuan, kushërinjtë: Saranda, Jehona, Fatos, Genc dhe Lirije Bogujevci, edhe pse ishin të plagosur rëndë. Duke iu falënderuar ushtarëve britanikë ata u evakuuan në Manchester të Anglisë ku atje u shëruan.
Saranda e cila tash studion në universitetin e Manchester-it i tregon nxënësve nëpër shkolla rreth tmerreve të humbjes së shumë anëtarëve të familjes. Për nder të kësaj përkujdesjeje, që ajo dhe kushërinjtë e saj patën në Manchester, ata vendosën që të ndërtojnë një park në Besianë të quajtur Manchester Peace Park dhe me ndihmën e shoqatës bamirëse Manchester Aid to Kosovo (MaK) kjo ëndërr u realizua.
Projekti Manchester Peace Park filloi në vitin 2001 kur MaK kërkuan nga komuna e Podjevës për një copë toke dhe atyre iu dhanë 9 hektarë, një zonë kjo e cila ishte bombarduar rëndë gjatë luftës dhe që kërkonte restaurim.
Dhjetë vite me vonë dhe Saranda e cila tash është 24 vjeçe e zbuloi pllakën përkujtimore për ata që u vranë.
Së shpejti, me 16 prill në ora 20.00 do të shfaqet një dokumentar me emrin “Manchester to Kosovo – Ten Years”.
Më shumë në:
http://www.manchestereveningnews.co.uk/news/s/1107314_peace_in_manchesters_name#submit-user-comment
Une kam pasur nderin te njihem nga afer me Saranden para dica javeve ne nje fondrising per ‘Manchester aid for Kosovo’, fonde te cilat mundesojne punen e madhe te vullnetareve britanike dhe vendas ne Besiane.
Une mendoj se puna per ‘Manchester Peace Park’ nuk eshte thjesht realizimi i dickaje thjesht perkujtimore per masakren famekeqe te Podujeves, por nje hap me tej ne sensibilizimin e opinionin te gjere kombetar dhe nderkombetar ne lidhje me pasojat tragjike te spastrimit etnik. Saranda po ben te njejten gje duke folur neper shkolla me te rinjte.
Puna e MaK une besoj se nuk mbaron ketu. ‘Manchester Peace Park’, besoj une, ishte thjesht projekti i pare i asaj c’ka Saranda me te drejte enderroi dhe besoi se do te ndihmonte ne krijimin e kushteve me te favorshme praktike jo vetem qe femijet e sotem te Besianes te kene cilesi me te mire jete, por te rriten duke kuptuar gradualisht se cfare ndodhi ne Besiane ne kohen e gjenocidit serb.
Une do te keshilloja cilindo te vizitoje MaK website dhe te gjeje menyra apo te kontriboje direkt ne mbledhjen e fondeve per projekte te tjera ne ndihme te Besianes dhe Kosoves ne teresi.
Pershendetje Sarandes dhe vullnetareve te Mak ne suksesin e tyre.